LIVE UPDATES
Politike

“Ka deputetë të opozitës që i bien dajres kot”/ "McGonigal", Kryemadhi për interpelancën e 2 marsit: Duhet ngritur Komisioni Hetimor

Monika Kryemadhi u shpreh se deputetët e opozitës ndahen në disa kategori, ku mes tyre ka nga ata, që siç tha, “i bien dajres kot”. Por nuk ka zgjedhur që të përmendë emra në fjalën e saj. 

18 Shkurt 2023, 18:58 Nga k.m.
“Ka deputetë të opozitës që i bien dajres kot”/
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar në seancat e fundit në Kuvend nga opozita dhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitës. Në fjalën e saj, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se deputetët e opozitës ndahen në disa kategori, ku mes tyre ka nga ata, që siç tha, “i bien dajres kot”. Por nuk ka zgjedhur që të përmendë emra në fjalën e saj. 

Por shtoi se fajtor për këtë fakt sheh vetëm kryeministrin Edi Rama dhe politikat e tij për të përçarë opozitën.

“Është hipokrizi që të themi se zhvillohen seancat. Në bazë të rregullores ata janë të detyruar. Pikë së pari duhet të mbahej interpelanca, Rama është i detyruar të përgjigjet pasi është çështje ligji. Me ligj duhet ngritur Komisioni Hetimor. Nuk ka të bëjë me dëshirën e një deputeti, por të shumë të tyre. Kemi 21 deputetë të përjashtuar. Kush e vendos? Klotilda Dushkaj? Ku është ndryshimi mes saj dhe Ina Zhupës. Nuk është mbledhur as byroja. Deputeti ka shkuar në orën 9. Është bllokuar në mënyrë të qëllimshme. Përveç se ndërtojnë ligjin në dorë të Maliqit, kanë probleme me artikulimin e tyre.

Ata kanë të drejtë pasi këtu përjashtohen në grup deputetët dhe strategjia do jetë në mënyra të ndryshme. Ka qenë një teatër kukullash kur kemi qenë të vegjël që thonim ‘nesër Bardhoshja ka ditëlindjen’. Ne në parlament dhe në rrugë nga ka ngelur. Ne deputetët i ndajmë në disa standarde. Kemi ata deputetët të mazhorancës që përdoren për interesat e tyre, nga ata që përdoren nga opozita për të intimiduar opozitarizmin. Ka dhe nga ata deputetët të opozitës që i bien dajres kot. Targeti im nuk janë deputetët që duan të sillen si parimor, por që në fakt  parimi është i zgërlaqur. Nuk është se i bëjnë dëm opozitës, por vetes së tyre dhe zhvlerësojnë opozitën në Parlament. Do vijë një moment që dhe ky moment do të sqarohet. Kjo ka ardhur dhe nga loja permanente e Ramës për të përçarë opozitën,”- ka deklaruar Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe në lidhje me interpelancën e thirrur për kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, duke u shprehur se numri një i qeverisë nuk do që të ketë komision hetimor, pasi nuk mund të gënjejë nën betim.

“Jemi njoftuar se për ligjet e votuara para dy vitesh i kanë sjellë në Parlament edhe pse u kanë kaluar koha. Të gjitha pyetjet e opozitës kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit shqiptar nga Rama si dhe korruptimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan. Cili është qëllimi për të përdorur një zyrtar të lartë për të kapur opozitën? Kjo do të tregojë origjinë e parave. Shqipëria është kthyer në një kështjellë të pamposhtur të krimit të organizuar. Rama është në ajër dhe i pasigurt për të dhënë përgjigje. Frika është e madhe. Shoh që artikulimi i tij mendor është shterues pasi i kanë mbaruar argumentet.

Gjithsesi do gjejë fjalë të reja siç bëri te inceneratorët. Mënyrë sesi largohet nga Tirana tregon se kapja në flagrancë është e jashtëzakonshme. Çfarë do të thotë për McGonigal dhe përmendjen e tij 14 herë në aktakuzë? Deri më sot nuk e kemi parë që sistemi i drejtësisë të përmendë emrin e një kryeministri, sidomos të një vendi në NATO… është përtej batutave të Ramës,”- tha ajo.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet