LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon me EMRA: Ka policë që janë kthyer në banditë, po kërcënohen qytetarët, Prokuroria të hetojë

Floriana Garo tha se në bashki të ndryshme të vendit janë shënuar incidente ku janë përfshirë persona të cilët sipas saj janë punonjës policie dhe të tjerë që kanë precedentë të theksuar penalë.

9 Maj 2023, 18:21 Nga k.m.
PD denoncon me EMRA: Ka policë që janë kthyer në
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit, se zyrtarë të saj janë të përfshirë në blerjen e votave e në mbështetje të kandidatëve të Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se në bashki të ndryshme të vendit janë shënuar incidente ku janë përfshirë persona të cilët sipas saj janë punonjës policie dhe të tjerë që kanë precedentë të theksuar penalë.

Garo denoncoi me emra persona të ndryshëm të cilët sipas saj në bashkinë e Pukës po kërcënojnë qytetarët të cilët e dinë se nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se presioni nuk ndalet vetëm tek votuesit, por tek ata që janë të bindur që do të votojnë PD-në, u kërkojnë që të mos shkojnë fare në kutitë e votimit më 14 maj. Po ashtu, duke përmendur emrat e personave, zëdhënësja kërkoi ndërhyrjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, si dhe bëri thirrje që OSBE-ODIHR t'i raportojë në raportin final të gjitha këto shkelje.

"Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë. Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici. Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta. Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre,"-tha në fjalën e saj, Floriana Garo.

TË DENONCUARIT NGA PD: 1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policise Puke, thërret ne zyre qytetaret dhe vartesit e tij duke u bere presion mos te dalin të votojnë ne te kundert do kenë pasoja. 2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para per blerje votash ne Puke. 3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan. 4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet. 5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur 6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur. 6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur. 7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur. 8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur. 9-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-se Fushe-Arrez, kërcënon njerëz. 10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO

Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo cdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e mëposhtme. Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit BashkëFitojmë. Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhërin e mbylljes në dorë. Përpjekja për t’i mbyllur opozitës cdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundra. Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëper lokale e shtepi të mbështetësve të opozitës.

Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale. Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e BashkëFitojmë, cubat e tij në Lushnjë duan që Rames të mos ja zërë sytë asgjë e pahijshme. Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.

Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administrate, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve. Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbeshtetjen e policisë, u bejnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.

1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policise Puke, thërret ne zyre qytetaret dhe vartesit e tij duke u bere presion mos te dalin të votojnë ne te kundert do kenë pasoja. 2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para per blerje votash ne Puke. 3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan. 4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet. 5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur 6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur. 6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur. 7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur. 8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur. 9-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-se Fushe-Arrez, kërcënon njerëz. 10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash

Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë. Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici. Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta. Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre.

Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej. Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë. I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.

floriana garo zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë