LIVE UPDATES
Politike

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40 shkollat e reja në Tiranë. 'Krenaria' e Veliajt me probleme, shumë s'kanë përfunduar ende...

Nga verifikimi në terren rezulton se të paktën 3 prej shkollava janë ende kantier, ndërkohë që mësimi me turne dhe mbulimi i zonave me objekte arsimore sipas planit të territorit, mbeten çështje të pazgjidhura.

9 Maj 2023, 17:45 Nga k.m.
Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40
Foto ilustruese

TIRANË- Një prej arritjeve që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po promovon në fushatën e zgjedhjeve vendore për mandatin e tij të tretë, është ndërtimi i 40 shkollave gjatë tetë viteve në detyrë. Nga verifikimi i të dhënave rezulton se bashkia ka bërë 12 shkolla të reja dhe rikonstruktuar 9 shkolla ekzistuese me investimet e veta dhe pjesa tjetër, janë shkolla ekzistuese të rikonstruktuara apo të rindërtuara pas tërmetit të viti 2019 me fondet e qeverisë apo donacione. Nga verifikimi në terren rezulton se të paktën 3 prej shkollava janë ende kantier, ndërkohë që mësimi me turne dhe mbulimi i zonave me objekte arsimore sipas planit të territorit, mbeten çështje të pazgjidhura.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ më 27 prill, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se janë bërë 40 shkolla të reja në kryeqytet gjatë dy mandateve në detyrë. Ndërkohë, kryebashkiaku theksoi se Tirana ka nevojë edhe për 10-15 shkolla të reja.

Edhe në 1 maj, Veliaj foli sërish për ndërtimin e shkollave, ku bëri një krahasim edhe me paraaardhësin e tij, zotin Lulzim Basha.

“Është padyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi bërë 40 shkolla. Unë jam gati të jap llogari, siç po jap llogari, pse 40 dhe jo 50 shkolla. Por 40 me 0 është prapë një rezultat mbreslënës”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Nisur nga rëndësia dhe interesi i madh publik në lidhje me këtë çështje, Faktoje bëri një verifikim të deklaratës për 40 shkollat e reja. Ashtu siç do shpjegohet në vijim, rezulton se kjo shifër përfshin shkolla të reja, shkolla të rindërtuara pas tërmetit të viti 2019 dhe shkolla ekzistuese të rikonstruktuara. Gjithashtu, jo të 40 shkollat janë investim i Bashkisë së Tiranës. Një pjesë e tyre janë financuar nga Fondi i Rindërtimit, disa të tjera janë financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet projektit EU4schools, por ka edhe shkolla të financuara nga Katari.

Gjatë përpunimit të të dhënave të siguruara në rrugë zyrtare, rezulton se shkolla të reja me fonde të bashkisë janë vetëm 12 pra thuajse ¼ e asaj që deklaron Veliaj, 9 të tjera janë shkolla ekzistuese të rikonstruktuara po me fondet e bashkisë, që në rastin më të mirë e çojnë në 21 numrin e objekteve arsimore me investime të saj. Pjesa tjetër janë financimi i qeverisë, si pjesë e fondeve të rindërtimit, dhe financime të huaja (Eu4Schools, Katari, 1 Sllovakia dhe një investim i pjesshëm nga Çekia).

Më poshtë tabela e detajuar për numrin e shkollave të reja dhe ato ekzistuese të rindërtuara me financimin përkatës.

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Shkollat e ndërtuara me financim nga Bashkimi Europian në Tiranë janë: “Shkolla 26 nëntori’; ‘Asim Vokshi’; ‘Emin Duraku’; ‘Musine Kokalari’; ‘Myslym Keta’; ‘Xhezmi Dielli’; ‘Ardian Klosi”.

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Shkollat në Tiranë, financuar nga EU

Shkollat e ndërtuara me financim nga Katari: “Shkolla 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’; Shkolla 9-vjeçare ‘Lasgush Poradeci’; Shkolla fillore dhe e mesme ’16 Shtatori”.

Në 40 shkollat e artikuluara si të “bëra“ ka disa të cilat ende nuk janë gati pasi vijojnë punimet. Faktoje bëri një verifikim në terren, për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Në gjimnazin “Partizani”, ku financues është bashkia Tiranë po zhvillohen punime. Në kantier, tabela e punimeve përcakton afatin 12 muaj, por jo datën e nisjes dhe përfundimit të tyre.  

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Tabela e punimeve në gjimnazin “Partizani”, 2 maj 2023

Ky objekt nuk kishte përfunduar ende dhe nga verifikimi në terren shihet se ka akoma punë deri në përfundimin e plotë të objektit.

“Ndërtimi i shkollave mendoj se nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje. Fëmijët bëjnë akoma mësim me turne dhe prandaj unë jam detyruar që ta dërgoj fëmijën në shkollë private”, thotë Alba, nënë e dy vajzave.

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Punimet në shkollën e mesme “Partizani”, 2 maj 2023

Një tjetër objekt arsimor, që nuk ka përfunduar ende dhe financohet nga Bashkimi Europian është gjimnazi i gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Punimet kanë filluar në nëntor të vitit 2022 dhe afati i përfundimit të punimeve është 8 muaj.

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Gjimnazi ‘Asim Vokshi’, 2 maj 2023

Një tjetër objekt arsimor që ende nuk ka përfunduar është edhe shkolla “Musine Kokalari” në zonën e Kombinatit.  Tabela e punimeve e vënë në hyrje të kantierit tregon qartë se ky objekt financohet nga Bashkimi Europian. “Rindërtimi dhe riparimi i shkollës 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’, Tiranë”.

Aty janë të përcaktuara edhe data e nisjes së punimeve 9 shkurt 2023 dhe e përfundimit pas 9 muajsh. Referuar tabelës në hyrje të kantierit, vlera e kontratës është 179,839,899.75 lekë.

Propaganda elektorale përballë FAKTEVE, ç'ka ndodhur me 40

Punimet për ndërtimin e shkollës “Musine Kokalari”, Kombinat, 2 mars 2023 

Shkolla të reja, por a mbulohet kërkesa sipas planifikimit të territorit?

Sipas studimit të fizibilitetit, bazuar në VKM nr. 671, datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” rrezja e mbulimit me shërbimin parauniversitar në vijë ajrore duhet të jetë: “Për shkollat fillore dhe 9-vjeçare, rrezja e mbulimit në vijë ajrore: 500 – 600 metra në zona urbane; 1000 – 1500 metra në zona urbane

Për shkollat e mesme, rrezja e mbulimit në vijë ajrore: 1000 – 1500 metra në zona urbane; 2000 – 4500 metra në zona rurale”.

Mirëpo, në një artikull të publikuar në mars të këtij viti, Faktoje raportoi se zona e Yzberishtit, sot njësi administrative që numëron të paktën 70 mijë banorë, nuk ka një shkollë në përputhje me këtë rregullore (edhe pse është premtuar gati 8 vjet më parë), çka përbën një shkelje të rregullave të planit urbanisitik. Përpos kësaj, ndërtimi i objekteve arsimore nuk i ka dhënë fund mësimit me turne, një problem mjaft shqetësues për prindërit dhe nxënësit, të cilin Faktoje e ka raportuar në disa artikuj.

Ne do të kategorizojmë këtë deklaratë të zotit Veliaj gjysmë të vërtetë, pasi një pjesë e 40 shkollave të përmendura nga kryebashkiaku nuk kanë përfunduar ende, ndërsa disa të tjera janë rikonstruksion pas dëmtimit nga tërmeti i 2019-s./Faktoje.al

shkollat ne tirane erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit