LIVE UPDATES
Politike

'Po votuat, do hiqeni nga puna'/ Kandidatët për Mallakastrën shkëmbejnë akuza, ndërsa qytetarët janë mosbesues: Ne vuajmë, ata janë bërë me "5 yje"

Mallakastriotët thonë se janë indiferentë dhe mosbesues ndaj zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë, ndërkohë që kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin për presion dhe blerje votash, por prezantojnë premtime të ngjashme për ujin e pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.

9 Maj 2023, 17:38 Nga k.m.
'Po votuat, do hiqeni nga puna'/ Kandidatët për
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Pas rrënimit përfundimtar të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, në qytetin e Ballshit – pjesë e bashkisë së Mallakastrës ofrohen vetëm shërbime administrative për banorët e të gjithë zonës. Qyteti shërben si qendra kryesore e Mallakastrës edhe për tregtimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale të banorëve të paktë që kanë mbetur në zonat rurale, si dhe të produkteve industriale që shërbejnë për aktivitetin e përditshëm.

Banorët e qytetit të naftës, siç u njoh për dekada me radhë, duket sikur e kanë hedhur pas krahëve atë periudhë kur jeta e tyre ishte e lidhur ngushtësisht me uzinën.  Edhe historia e pagave të prapambetura, nuk ishte më pjesë e bisedave të atyre me të cilët folëm të premten në 5 maj, në mes të fushatës për zgjedhjet vendore.

Por as fushata mes tre kandidatëve për kryetar bashkie nuk ngjall ndonjë interes.

Të dhënat tregojnë se megjithë një rritje të vogël të numrit të votuesve që tashmë është 31 mijë, pjesëmarrja në votime është në rënie të vazhdueshme, duke reflektuar edhe emigrimin masiv nga zona, ku industria që shërbente si punëdhënësi kryesor është mbyllur. Shumica e atyre që takuam nuk pranuan të flisnin fare për zgjedhjet. Pjesa tjetër folën vetëm për të treguar pakënaqësi dhe mosbesim te sistemi.

“I jep urdhrat partia që zgjidhen njerëzit, nuk zgjidhen vërtet me votë. Për këtë arsye unë nuk marr pjesë në votime,” thotë Maksimiljan Zenelaj, pronar i një biznesi të vogël në Ballsh.

Dy prej tre kandidatëve për kryetar në Bashkinë Mallakastër janë të provuar si drejtues të pushtetit vendor në zonë për një kohë të gjatë. Kandidati i Partisë Socialiste, Qerim Ismailaj, përpara se të merrte drejtimin e Bashkisë Mallakastër në vitin 2019, është zgjedhur si kryetar i ish-Komunës Kutë për tre mandate radhazi prej vitit 2000 deri në 2012-ën.

Kandidati i Partisë Demokratike, biznesmeni Agron Kapllanaj, drejtoi Bashkinë Mallakastër gjatë periudhës 2015-2019, ndërsa prej 2007-ës ka drejtuar si kryetar ish-Komunën Qendër.

Të dy po ashtu kanë një të shkuar me probleme për shkak të dënimeve në Itali për Kapllanajn dhe Greqi për Ismailajn, por KQZ vendosi të lejojë kandidimin e tyre.  Për Ismailaj nuk u konsiderua nga KQZ pengues as dënimi me 40 orë punë publike për mosdeklarim të dënimit në shtetin fqinj. Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj me profesion arsimtar, kandidon për herë të parë për t’u zgjedhur në një pozicion të tillë.

Kandidatët na rezervuan vetëm pak kohë për të biseduar. Të tre këmbëngulën se ishin të zënë në takime të shumta me elektoratin, çka krijonte përshtypjen e një fushate intensive.

Megjithëse të tre e cilësojë të qetë fushatën, po ashtu të tre ngrenë pretendime dhe akuza ndaj njëri-tjetrit për presione apo blerje vote. Por veç emrave dhe subjekteve për të cilat kandidojnë, programet dhe premtimet nuk ndyrshojnë shumë njëra nga tjetra. Të tre kandidatët, premtojnë përmirësim në furnizimin me ujë të pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj tha se fushata në Mallakastër ka qenë shumë qytetare dhe pa probleme, po ai u ankua gjithashtu se administrata ishte tejfryrë nga punësimet në muajt e fundit.

Ai renditi problemet që ka konstatuar gjatë takimeve me elektoratin, ato ekonomike, në infrastrukturën rrugore e të ujësjellësve, shëndetësi e arsim. Shanaj premton se do ta vendosë administratën në shërbim të qytetarëve, duke pasur prioritet kategoritë e njerëzve që kanë më shumë nevojë, po ashtu premton investime në infrastrukturën rrugore në zonat rurale dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë qytetarët.

Kapllanaj i Partisë Demokratike, premton se do t’u rikthehet projekteve që sipas tij i ka lënë përgjysmë në 2019-ën, duke specifikuar si prioritete të programit të tij investimet në ujësjellës, infrastrukturën rrugore, si dhe për kujdesin për shtresat në nevojë. Kapllanaj prek edhe vështirësitë e krijuara për ish-punëtorët e rafinerisë së Ballshit pas mbylljes; ai tha se do t’i kenë në vëmendje ato familje duke i trajtuar fillimisht me ndihmë ekonomike. Njësoj si Shanaj, ai po ashtu e konsideron fushatën të qetë, por nga ana tjetër vëren se ka ankesa nga qytetarët se gjenden nën presion, sidomos pjesa e administratës.

“Madje një pjesë e tyre kërcënohen duke u thënë se më datë 14, as nuk duhet të shkoni të votoni dhe nëse shkoni do të pushoheni nga puna,”- pretendon Kapllanaj.

Edhe kandidati i Partisë Socialiste, Qerim Ismailaj, ashtu si rivalët e tij, ka në program si prioritet investimet në ujësjellës dhe në infrastrukturën rrugore lokale e nacionale, për të cilën përmend mbështetjen nga qeveria. Ismailaj u shpreh krenar për punën e kryer nga bashkia gjatë mandatit të tij, duke theksuar se administrata dhe ai vetë janë gjendur pranë qytetarëve.

Ai pretendon se qytetarët e kanë të lehtë zgjedhin mes modelit që ai ka ofruar gjatë katër viteve të fundit dhe atij të rivalit Kapllanaj, gjatë viteve 2015-2019. Ismailaj po ashtu thotë se fushata është e qetë dhe i cilëson të pavërteta akuzat e kundërshtarëve se po përdor administratën. “Mund të jemi një nga bashkitë e vetme që të kenë përfaqësues të gjitha forcat politike brenda administratës dhe pranë komisioneve zgjedhore,” pohoi Ismailaj.

Nga ana e tij, ai u ankua se kishte sinjalizime që sipas tij, nga rivali Kapllanaj po bliheshin vota, si dhe se po intimidoheshin qytetarët nëpërmjet presionit “Ne kemi sinjalet dhe mbi bazën e tyre, çdo rast do ta referojnë në organet e drejtësisë,” pohoi ai. Por Kapllanaj në një përgjigje të mëvonshme për këto akuza i mohoi ato.

“Humbësi po përgatit alibinë,” tha ai, duke bërë kundërakuza të ngjashme.

Shumica e qytetarëve dhe të moshuarve që kalojnë kohën në sheshin kryesor të qytetit të Ballshit, refuzojnë të flasin për zgjedhjet vendore në bashkinë e tyre. “Nuk kemi lidhje me këtë punë,” thonë ata dhe kërkojnë të lihen të qetë të vijojnë bisedat mes tyre. Ata pak që pranojnë flasin e përshkruajnë situatën dëshpëruese. “Kjo fushatë zgjedhore mbase nuk do jetë për popullin se nuk kanë kthyer sytë nga neve. Po bënë katër vjet dhe askush nuk i ka kthyer sytë,” deklaron një banor i fshatit Usojë, që preferon të mbetet anonim.

“Nëse populli është helmuar në kockë nga moskryerja e punëve e vjedhjet, ta ndryshojnë njëherë pllakën,”- shton ai.

Një tjetër banor që pranoi të identifikohej vetëm me emrin Shpëtim, nuk sheh ndryshim mes partive politike dhe garuesve. “Fushata? Ka marrë dy makina të zeza ai, ja njëra është e mbushur, e ka mbushur vetë…, tjetra merr këto çon ato të tijat ai. Kështu kanë bërë. Mbushin kutitë. Nuk ka zgjedhje,” thotë ai. Akuzat e Shpëtimit shkojnë kryesisht ndaj atyre që janë në Tiranë.

“Janë ‘bastardë’. Kopjojnë njëri-tjetrin, janë bashkë të katërt, kanë 30 vjet. U bë dhe ai Luli me ta. U bënë pesë ‘yje’ që po na shkatërrojnë neve,” shtoi ai.

Maksimiljan Zenelaj, pronar i një biznesi të vogël në qytetin e Ballshit është po ashtu mosbesues. Ai thotë se në vend nuk ka një garë të ndershme, njerëzit nuk marrin atë që meritojnë dhe se ka vendosur që të mos marrë pjesë në votime.

“Për zgjedhjet jam krejt indiferent, sepse në votimet që bëhen në Shqipëri, nuk shikoj asnjë lloj zgjidhje për problemet e njerëzve që janë jashtë qeverisë, jashtë administratës dhe jashtë partive,” përfundoi Zenelaj./BIRN

mallakast zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit