LIVE UPDATES
Politike

Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama, si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se, në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

15 Nëntor 2025, 10:50 Nga E. D
Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se, në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro .

Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror. Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro./Dosja.al

genta vangjeli pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj