LIVE UPDATES
Politike

Gjermania shpall planet e reja për shërbimin ushtarak/ Pyetësorë për gatishmërinë për të shërbyer e kontrolle mjekësore për 18 vjeçarët prej vitit 2026

Për çdo rast, do të zbatohet një sistem regjistrimi i detyrueshëm dhe kontrolli mjekësor për të gjithë të rinjtë që mund të angazhohen në ushtri, në një vit të caktuar. Me këtë synohet të konstatohet se sa vetë mund të rekrutohen, në rast nevoje. Por që këta rekrutë potencialë të thirren me detyrim për të shërbyer, kjo nuk do të ndodhë automatikisht. Për këtë duhet të vendosë Bundestagu.

15 Nëntor 2025, 10:13 Nga E. D
Gjermania shpall planet e reja për shërbimin ushtarak/
foto ilustruese

GJERMANI- Koalicioni qeveritar në Gjermani finalizoi të enjten (13.11.) rregullat për shërbimin ushtarak në Gjermani. U ra dakord për një model të ri për Forcat e Armatosura gjermane. Fillimisht do t'u kërkohet vetëm vullnetarëve që të bashkohen me  shërbimin ushtarak. Por projektligji për miratim në Bundestag parasheh edhe mundësinë e shërbimit me detyrim për të tjerë, në rast nevoje. 

Për çdo rast, do të zbatohet një sistem regjistrimi i detyrueshëm dhe kontrolli mjekësor për të gjithë të rinjtë që mund të angazhohen në ushtri, në një vit të caktuar. Me këtë synohet të konstatohet se sa vetë mund të rekrutohen, në rast nevoje. Por që këta rekrutë potencialë të thirren me detyrim për të shërbyer, kjo nuk do të ndodhë automatikisht. Për këtë duhet të vendosë Bundestagu.

Kontroll mjekësor për 18-vjeçarët, të tjerët ndoshta më vonë

U ra dakord për një kontroll mjekësor për të rinjtë 18 vjeç e lart. Për personat e lindur që në vitin 2008 ose më vonë. Te të tjerët, më të vjetrit në moshë, kontrollet mjekësore para një rekrutimi janë të mundura, nëse Bundestagu e vendos këtë me një dekret juridik. Për momentin kjo megjithatë nuk është planifikuar.

Në hapa konkretë: që nga 1 janari 2026, në një fazë të parë, 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor me kërkesa për shëndetin dhe motivimin e tyre për të shërbyer në ushtri. Për meshkujt, plotësimi i këtij pyetësori është i detyrueshëm, për femrat fakultativ.

Ky pyetësor është pjesa e parë e kontrollit mjekësor, për të krijuar një përshtypje për aftësinë e një rekruti. Kontrollet e mirëfillta mjekësore do të bëhen nga mesi i vitit 2027. Këto kontrolle fizike mjekësore janë të detyrueshme për të gjithë meshkujt, pavarësisht nga dëshira e tyre për të shërbyer apo jo në ushtri.

Elementët detyrues – ende në lojë

Në rast se nuk ka mjaft të rinj që dalin vullnetarë për të shërbyer do të ketë hapa të tjerë. Jens Spahn, kryetar i grupit parlamentar të CDU-së konservatore në Bundestag tha se "nëse shërbimi vullnetar nuk mjafton, atëherë do të nevojitet edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm". 

Kurse ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nga socialdemokratët (SPD), u shpreh i bindur se nevojat e ushtrisë gjermane do të plotësohen me vullnetarët. Ai i tha kanalit televiziv ZDF se "kjo funksionon në vende të tjera, dhe nuk shoh arsye pse të mos funksionojë në Gjermani”. 

Socialdemokratët janë të interesuar që të funksionojë vullnetarizmi në shërbimin ushtarak, pasi në kongresin e tyre në verë vendosën që të mos ketë kthim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të pezulluar (në vitin 2011). 

Në projektligjin që duhet ta votojë formalisht Bundestagu, tani thuhet se duke marrë parasysh situatën e sigurisë dhe nevojat e personelit të ushtrisë, Bundestagu do të vendosë nëse do të miratojë, të ashtuquajturin "shërbim ushtarak të detyrueshëm nga nevoja". 

Por shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk do të vijë automatikisht. Bundestagu duhet të miratojë përpara një ligj të posaçëm. Pra shihet si "zgjidhja e fundit". Fillimisht, ushtria gjermane përpiqet ta bëjë sa më tërheqës për vullnetarët shërbimin ushtarak.

Mjete për ta bërë tërheqës shërbimin vullnetar ushtarak

Ushtria do t'u ofrojë atyre që vijnë vullnetarisht në ushtri një pagë mujore prej 2600 eurosh bruto. Si dhe subvencione të tjera p.sh. për lejedrejtimet e automjeteve. 

Personat që duan të shërbejnë si vullnetarë për një afat të shkurtër, do të stërviten për detyra bazë, si p.sh. të bëjnë roje dhe në detyra sigurie.  Po të rrijnë më gjatë, ata do të stërviten si personel kryesor për njësitë luftarake.

Shorti për zgjedhjen e rekrutëve – forma përfundimtare

Diskutimi a duhet të përdoret apo jo shorti për të zgjedhur rekrutët për ushtrinë e vonoi paraqitjen e projektligjit për ushtrinë në Bundestag. Tani ideja u braktis në formën e saj fillestare, por jo plotësisht. Shorti do të përdoret kur numri i rekrutëve në një vit rezulton më i madh se kërkesat e ushtrisë. Në një rast të tillë mund të përdorej shorti për të vendosur kush do të thirret në ushtri. Pra tani u zhvendos si mjet i fundit në procedurë.

Mundësia për të refuzuar rekrutimin dhe angazhimi i femrave

Neni 4 i Kushtetutës gjermane (Ligjit Themelor) lejon ta kundërshtosh detyrimin për t'u angazhuar në ushtri. Në të thuhet se "askush nuk mund të detyrohet kundër ndërgjegjes të kryejë shërbim ushtarak, që përfshin përdorimin e armëve." 

Edhe në të ardhmen, ata që i shpallin të përshtatshëm për shërbimin ushtarak apo i kanë thirrur me short për shërbim, mund të kundërshtojnë këtë. 

Kundërshtimin për arsye të ndërgjegjes duhet ta paraqesësin në qendrën lokale të karrierës së Bundeswehr-it, Forcave të Armatosura. Këtë e bënë në vitin 2024 mbi 2000 vetë. E bënë paraprakisht, megjithëse thirrja me detyrim në Gjermani nuk është aktivizuar.

Në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, në të kaluarën duhej të kryeje shërbim alternativ civil. Të shërbeje për shembull në qendra kujdesi sanitar, në mbrojtjen klimatike dhe nga katastrofat.

Por tani ende nuk është vendosur konkretisht, se si do të organizohet ky shërbim alternativ civil. Sepse që prej pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak (në vitin 2011), është ngritur një shërbim tjetër, vullnetar, i cili tani madje do të forcohet financiarisht.

Përsa u përket femrave: që ato të detyrohen të shërbejnë duhet të ndryshohet kushtetuta e Gjermanisë. Me një shumicë dy të tretash - pa shanse për momentin për miratim në Bundestag.

Drejt ushtrisë më të madhe konvencionale në Evropë

Kancelari Friedrich Merz ka përforcuar vendosmërinë për t'i bërë Forcat e Armatosura gjermane ushtrinë më të madhe konvencionale në Evropë . Objektivi është një numër prej 460.000 ushtarësh, aktivë dhe rezervistë. Ushtria gjermane duhet të rritet me rreth 80.000 ushtarë, sepse kështu e kërkojnë planet e NATO-s, përballë kërcënimeve nga Rusia.

Rritja do të bëhet gradualisht. Numri i ushtarëve të Bundeswehrit do të rritet nga 182.000 vetë aktualisht në rreth 260.000 ushtarë në vitin 2035.  

Paralelisht do të rriten edhe trupat rezerviste. Deri në vitin 2035 forcat e armatosura gjermane do të rriten nga 60.000 aktualisht në të paktën 200.000 rezervistë. Po të mos arrihen këto objektiva, Bundestagu mund të debatojë për elementë të detyrueshëm./DW

gjermani

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci