E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Duke folur për marrëveshjet që u nënshkruan gjatë takimit të dy qeverive në Romë, Rama tha se janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo me shëndetësinë.
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti”, ku ka folur për për marrëveshjen për emigrantët, e cila është bllokuar momentalisht. Rama shtoi se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces dhe për tu dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.
Kryeministri u pyet edhe për interesin e vendeve të tjera për të bashkëpunuar për një marrëveshje të tillë. Në përgjigje, Rama tha se është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë. Duke folur për marrëveshjet që u nënshkruan gjatë takimit të dy qeverive në Romë, Rama tha se janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo me shëndetësinë.
Kryeministri foli gjithashtu edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se filimisht duhet t'i përgjigjemi pyetjes se ‘kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?
Sa i përket ministres virtuale, Diella, Rama tha se në muajt e ardhshëm ajo do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë dhe me batuta, Kryeministri tha se ndoshta 'në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju, Bruno Vespa'.
Intervista e Plotë:
Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë?
Kryeministri Edi Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.
Bruno Vespa: Ka një interes të madh nga Europa për këtë formulë, ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama: Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.
Bruno Vespa: Lidhur me këtë, është hera e parë që në një mbledhje dypalëshe, dje, të gjithë ministrat e vendit mik të flisnin në italisht.
Kryeministri Edi Rama: Nuk besoj se mund të ketë një qeveri tjetër, përveç tonës, që do fliste 100% italisht si qeveria italiane. Dhe kjo me siguri pasqyron shumë gjëra, por para së gjithash, pasqyron faktin se në një mënyrë a në një tjetër shqiptarët ndihen edhe italianë.
Bruno Vespa: Atëherë, ju nënshkruat dje një numër të madh marrëveshjesh, ushtarake, shëndetësore, me pak fjalë shumë marrëveshje. Cilat janë më të rëndësishmet?
Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë.
Bruno Vespa: Atëherë, çfarë do ndodhte nëse Ukraina do e humbte luftën me Rusinë?
Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’
Bruno Vespa: Atëherë, ju do hyni në Europë brenda vitit 2030. Por gjëja që më ngjall kureshtje është se pjesë e qeverisë tuaj është një ministër, një ministre virtuale, Diella, fryt i inteligjencës artificiale. Ju e krijuat atë për të luftuar korrupsionin.
Kryeministri Edi Rama: Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju.
Bruno Vespa: Me shumë kënaqësi.
Kryeministri Edi Rama: Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike.
Bruno Vespa: Faleminderit Kryeministër. Urime për vendin tuaj dhe për miqësinë me Italinë, dhe për ju, mbrëmje të mbarë me Stefano De Martino dhe ‘Affari tuoi’./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se...
Edi Rama TIRANË- Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryemi...
foto ilustruese KANADA- Gazeta kandadeze LA PRESSE, i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar, Luftar Hysa, i cili ditën e djesh...
Foto ilustruese Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të Partis&eu...
Foto nga emisioni TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi,...
Majlinda Bufi TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Soci...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek çështja e pensioneve dhe problematika e mijëra shqiptarëve të cil&eum...
Majlinda Bufi TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, nda...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit me qytetarët e njësisë nr 2, ku mori shembull nj&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë nuk i ka kursyer batutat. Ai ka lexuar një...