Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më tej Këlliçi është shprehur se fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës do të jetë i njëjtë me Mehmet Shehun.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar përfundimin e hetimeve nga SPAK për dosjen "Xibraka", ku u njoftuar se nuk kishte prova për përfshirjen e Olsi Ramës në aktivitetin kriminal.
Këlliçi tha për Syri Tv se vetë Olsi Rama ka pranuar se ka lëvizur me makinën e trafikantëve të XibrakëS. Më tej ai u shpreh se të njëjtin standard hetimi, SPAK mund të përdorë dhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më tej Këlliçi është shprehur se fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës do të jetë i njëjtë me Mehmet Shehun.
"Afërmendsh, këtë vendimarrje do kishte SPAK. Olsi Rama vetë me gojën e tij ka pranuar se ka udhëtuar me makinën që Z. Bardhi ka përmednur, me një nga trafikantët e Xibrakës. E ka pranuar se ka qenë me pushime në Greqi me mikun e tij trafikant, dhe sot SPAK i ka thënë jo Olsi Ramës që s’ke qenë ti. Kolegët e Veliajt do t’i thonin Olsit se ke dhënë një deklaratë të gabuar. Kjo është qesharake.
Një gjë s’qëndron, standardet e vendosura nga kolegët e Veliajt e Ramës, e po doli vetë Veliaj që kam vjedhur paratë e qytetarëve, SPAK do thotë jo se ka qenë dikush tjetër. Me këtë standard po operon SPAK sot, edhe pse gjërësisht të gjitha qarqet politike e mediatike, flitet për gjetje të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, për qindra miliona euro të shpenzuara për luks nga ana e prokurorëve të SPAK. Jo vetëm që s’i japin masë por edhe e lënë të ikë jashtë për të marrë informacion nëse mund të gjejnë vend për azil, opsioni Zvicrës, Berisha ka përmendur Teheranin, le të dalë t’i përgënjeshtrojë takimet në Iran, apo të thotë që ka qenë në SHBA.
Berisha është mbajtur 333 ditë pa prova e akuza, vetëm pse ka dyshime për një vendim kolegjial dhe të Ramës, ai është izoluar e arrestuar politikisht se mund të prishte provat. Të del i njëjti SPAK që thotë se nga veprimet hetimore, kemi të bëjmë me 4 vepra penale ndaj kreut 5D e pronarit faktik të incineratorit, Erion Veliaj dhe s’ka një masë ndaj tij. Shkon çdo ditë në zyrë për të prishur provat, e SPAK thotë se po bën drejtësi. Aludime ka se Veliajn do e paketojnë, se ‘s’mban më pilafi ujë’.
Fundi politik e juridik i Veliajt nga Rama, njëjtë si Mehmet Shehu do jetë. SPAK është kaq në linjë, e rreshtuar ushtarakisht nën urdhrat e Ramës, sa për një incinerator që s’ekziston, pronari faktik nuk procedohet, se 8% në kompani e ka firmosur Rama. Ka dyshime se ekziston një bashkëpunim mes Ramës dhe 5D, është copëtuar dosja për të mos u gjykuar si grup i strukturuar kriminal. Veliaj po procedohet si hajdut xhepash, ndërsa është ideatori dhe përfituesi i dy skemave më të mëdha korruptive që kemi parë në Shqipëri, incineratori dhe 5D.", u shpreh Këlliçi.
Verma KOSOVË- Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, tha se shpreson që procesi i normali...
Ermal Hasimja, Arlind Qori dhe Blendi Fevziu TIRANË- Shkrimtari, Ermal Hasimja përmes një postimi në llogarinë e tij në "Face...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosov&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjit...
Qori dhe Fevziu TIRANË- Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin e mbrëmshëm të "Opinion" mes gazetarit B...