LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nafta nuk shitet plus minus 10% të çmimit që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Berisha gjithashtu u shpreh se nafta në Singapor, nafta në Zvicër shitet më lirë se sa në Shqipëri. 

10 Janar 2025, 18:50 Nga E. D
Berisha: Nafta nuk shitet plus minus 10% të çmimit që shitet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin u shpreh nafta nuk shitet plus minus 10% të çmimit që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Berisha gjithashtu u shpreh se nafta në Singapor, nafta në Zvicër shitet më lirë se sa në Shqipëri. 

"Nafta. A mundet që qytetari me të ardhurat më të ultat në Europë, të ketë naftën më të shtrenjtë se Singapori? Singapori është në çatinë e botës për të ardhura për frymë dhe për çdo gjë, ç’është e vërteta. Dhe nafta në Singapor, nafta në Zvicër shitet më lirë se sa në Shqipëri. Merr fund kjo. Zotim solemn. Kurrë nuk do mund të shitet ndryshe me një çmim tjetër, plus minus 10% çmimit që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.

Kosova e merr në Durrës, e transporton nga Durrësi në Prishtinë dhe e shet 30-40% më lirë se sa ne. Maqedonia, edhe më lirë. Marrin fund këto. Nafta në Shqipëri do të shitet me çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni, plu minus 10%. Shiko çfarë ndodh. Kosova me 400 e 40 e sa mijë automjete, Shqipëria ka 870 mijë automjete, Kosova me 440 mijë automjete zhdoganon 630 mijë ton naftë.

Shqipëria me 870 mijë automjete zhdoganon 550 mijë ton naftë. Këta vjedhin ditë e natë. Po kush i paguan këto? Këto i paguan çdo qytetar shqiptar, miqtë e mi. Se, edhe ai që nuk ka makinë e paguan me çmim transporti. Nafta pasqyrohet në të gjitha çmimet tjera, ndofta më shumë se çdo lëndë tjetër. Po edhe ata që kanë makina. Makina nuk është një luks, është një domosdoshmëri dhe qëllimi i çdo qeverie është të mundësojë që çdo qytetar apo familje të ketë makinën e vet. Padiskutim.
Pra, merr fund kjo.

Dhjetëra mijëra ton u falen miliarderëve të botës, dhe vijnë jahtet e tyre në Durrës. Tv japin lajmet se erdhi x, y jaht. Marrin gjerr në 500 mijë litra naftë me çmimin qesharak, 500 lekë. Po, po. Të gjitha ato jahtet që shihni ju, vijnë dhe i shtrojnë dhe në drekë Edi Ramës. Sheikët mirupafshim, mbushin dhe jahtet me naftë. Kurrë! Janë të mirëseardhur, kushdo që të dojë, i mirëpresim, po kjo politikë merr fund. Ajo i kalon fermeri të Lushnjës, i kalon fermerit të Korçës, i kalon fermerit të Shkodrës, u kalon fermerëve ajo naftë.

Po si mund të japim ne naftën dhjetëra, mijëra ton naftë se na bën reklamë ardhja e tij. Jo, mor zotëri. Me 500 mijë litra naftë që vjen vetëm njëri, ti bëj reklamë në gjithë botën çfarë të duhet. Përveç kësaj, janë 300 mijë ton naftë kontrabandë. E bën vetëm shteti, askush tjetër. Po, e ka deklaruar, është e vërtetë që kjo është e vetmja qeveri në botë që, taton qytetarët e vet 1.1 euro, madje më shumë se 1.1 euro, 1.113 euro.

Po të vësh taksa të tilla që, nuk i ka askush, në një kohë kur Maqedonia i ka 3 herë më të ulëta, Kosova i ka dy herë më të ulëta, nënkuptohet që çmimin e çon lartë e më lartë. Në vitin 2013, më 7 prill, nafta në bursë ishte 97 dollarë fuçia, dhe në treg ishte 140 lekë litri. Në vitin 2022, po më 7 prill, nafta në bursë ishte 97.2 dollarë, kurse nafta në treg, se kishte dhe bordet e Edi Ramës, shitej 128 lekë.

Nuk vuan kush në botë, siç vuajnë shqiptarët nga nafta. Por të themi atë që është, nuk ka shtet në botë që i merr qytetarit 1.1 euro për litër të naftës. Amerika e shet me 0.8. Njërën nga këto dy data, në SHBA ishte 0.8 dollarë nafta. Pra, ne u japim fund këtyre. Ne kemi një hapësirë shumë të madhe për t’u ul me çdo qytetar, për t’ju shpjeguar dhe ky është vetëm 100 ditëshi i parë i yni," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet