LIVE UPDATES
Politike

"PD-ja është partia e tolerancës"/ Berisha: Tipari kardinal i PD-së, të pamundurat t’i bëjë të mundura!

Berisha gjithashtu u shpreh se tipari kardinal i PD-së, të pamundurat t’i bëjë të mundura. 

10 Janar 2025, 20:00 Nga DOSJA
"PD-ja është partia e tolerancës"/ Berisha: Tipari
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin theskoi se PD është partia e tolerancës. Berisha gjithashtu u shpreh se tipari kardinal i PD-së, të pamundurat t’i bëjë të mundura. 

"Shqiptarët e panë që, në qoftë se ka një tipar kardinal kjo parti është se, të pamundshmet i kthen në mundshme. Imagjinoni dhe pak, të mos i përsërisim gjërat, ku ishim para 3 vitesh dhe ku jemi sot. Çfarë etapash kaluam që, nuk i imagjinonim se do i kalonim dot, dhe ja ku jemi të gjithë. Dhe të sigurtë të jemi që fitoren e kemi përpara dhe varet kryekëput nga ne. Kjo fitore varet, është në duart tona.

Po ua përsëris, për ta mbyllë këtë fjalë se, jemi dhe në një përvjetor të PD. Çdo demokrate e demokrat, po të kthejë kryet prapa dhe të thotë, të bëjë bilancin e kësaj partie, të pyesë: pse i realizoi kjo këto? Ju do gjeni, apo se çfarë është PD e vërtetë, mund të kishte edhe emër tjetër, ju do të gjeni, është parti e tolerancës. Po të mos ishte parti e tolerancës, në 1991 ne i nxorëm armët kur përbysëm bustin. Por ne, nuk kapëm armët, ne forcën e argumentit.

Dhe po ua them këtu. Në qoftë se humbëm pothuaj të gjithë fshatin shqiptar, e humbëm, kishte shkallë i cili ishte në mjerimin më të madh, po kishte shkallë indoktrinimi të tmerrshme, në 1992 nuk mbeti fshat pa na votuar. Kjo është e vërteta. Pse e them këtë? Këtë nuk duhet ta harrojmë ne, sepse në fund të fundit, pavarësisht çdo gjëje, një tufë vlerash janë ato që janë shpirti i një force politike. Këto kemi ne, tolerancën, dinjitetin, familjen, interesin kombëtar. Kaq.

Ne reduktohemi në këto vlera, por këto vlera kanë qenë forca jetike jetike e jona dhe do jenë forca jetike për sa kohë ne të mbetemi forcë kryesore politike. Ndaj dhe, të bashkoni çdo kontribut në PD. Nuk ke kurrë të drejtë të shkelmosh kontributin e një tjetri. Le të ketë gabuar! Mos u merr me gabimin, merru me kontributin. Unë e kuptoj që, ka edhe në këtë rrugëtim 12-vjeçar, ka edhe që janë sistemuar, ose kanë vendosur bashkëpunim me regjimin. Se kurrë në kohëra nuk ka patur pak kolaboracionistë. Po sa janë ata? Shumë të paktë janë ata. Ua them unë ju.

Mos rrini me obsesione, ata janë shumë të paktë. Po pse na duhet ne kjo? Na duhet ne kjo. Shikoni, në pamje të parë mund të thotë kush: po, pse? Jo, kjo është kapitale. Se, në qoftë se nuk bëjmë këtë ne, nuk bëjmë tjetrën, nuk krijojmë frontin me ata që nuk na kanë otuar, me ata që kanë votuar socialistët. Këtu fillon. Prandaj thashë: cili është tipari ynë themelor. Toleranca. Ne jemi njerëz të tolerancës dhe njerëz të cilët iu afrohemi me tolerancë, me njerëzi çdo qytetari.

A ka sot, për ta mbyllë këtë fjalë, ua them me bindje të thellë. Nuk ka dallim më të madh se sa Shqiëpria e 1991 me Shqipërinë e 2025, por u rikujtoj një shkrim të një prifti polak, i cili vizitoi Shqipërinë në vitin 1991, dhe çfarë shkruan, Shkruan: Këtu, thotë, unë kam vizituar vende të varfëra. Edhe citon: Po, në ato vende thotë, aty kishte një gjë thotë, dyqanet ishin plot, por para nuk kishte. Kurse në në këtë vend dyqanet ishin bosh. Ne si jemi sot? Ne jemi me dyqane plot, por problemi është se nuk ka para. Problemi është se, dyqanet janë plot, por janë mollë e ndaluar.

A e patë ju atë fshatarin që kishte dalë buzë rrugës dhe shiste 3 shishe raki mani. Sa merr ti, i tha gazetari. Unë marr 70 euro, i tha. Po gruaja? Asnjë euro tha, s’merr gruaja. Për atë, është e vërtetë ajo e priftit. Po nuk janë pak ata, janë shumë. Sepse, thashë edhe njëherë, janë 226 mijë pensionistë me pension të pjesshëm. Se janë pastaj të papunët, me një pagë qesharake, të gjithë me ndihmën ekonomike me një mbështetje qesharake.

Pra, të gjitha këto kërkojnë vetëm aftësinë tonë, përkushtimin tonë, njerëzinë tonë për t’i kapitalizuar dhe ëpr të krijuar frontin më të gjerë që ka patur ndonjëherë opozita nga viti 1991 gjer sot. Ju falënderoj, unë këto kisha" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet