Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama.
TIRANA- Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull "Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit".
Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si "Ramaduro" i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik.
Sipas Neshos, ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.
"I nënshtruar ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, bashkëpunues me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe mbështetës i presidentit francez Emmanuel Macron në këmbim të influencës më të madhe në Ballkan, Rama siguroi mandatin e katërt radhazi përmes zgjedhjeve që shumë i përshkruajnë si thellësisht të manipuluara, e paimagjinueshme për një anëtar të NATO-s dhe shtet aspirant për BE-në", shkruan Nesho.
Ish-ambasadori thotë se Rama është i njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump "turpin e qytetërimit tonë". Sipas tij, Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Nesho shton se mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.
Artikulli i publikuar në "Fox News" nga ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho:
Ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. I zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si "Ramaduro" i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik.
Ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë. I nënshtruar ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, bashkëpunues me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe mbështetës i presidentit francez Emmanuel Macron në këmbim të influencës më të madhe në Ballkan, Rama siguroi mandatin e katërt radhazi përmes zgjedhjeve që shumë i përshkruajnë si thellësisht të manipuluara, e paimagjinueshme për një anëtar të NATO-s dhe shtet aspirant për BE-në.
Rama u ngrit nga përfaqësues i ‘Shoqërisë së Hapur’ në Tiranë në udhëheqës të një vendi me një prej trashëgimive më brutale komuniste në Evropë. Kritikët e përshkruajnë si narcist dhe anarkist, ai shihet si produkt i influencës post-komuniste të Sorosit në Europën Lindore. Ai konsolidoi pushtetin në Shqipëri duke promovuar iniciativën "Ballkani i Hapur" të mbështetur nga Soros. Kohët e fundit, ka marrë një rol të ri: si socialisti progresist që punoi për të minuar iniciativat e epokës Trump në Evropë.
I njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump "turpin e qytetërimit tonë", Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.
Sot, ndërsa Europa përballet me një botë multipolare dhe sfida komplekse gjeopolitike, ajo gjithnjë e më shumë toleron, nëse jo edhe përqafon, udhëheqës si Rama. Pse? Sepse ai deklaron besnikëri ndaj "vlerave evropiane," megjithëse drejton, sipas kritikëve, një shtet narkotik të ndërtuar mbi krim të organizuar dhe manipulim elektoral.
Rama përfaqëson një version evropian të modelit Chávez-Maduro: një autokrat i majtë i mbuluar me gjuhë progresiste, që ushtron pushtet pa shumë respekt për normat demokratike. Ai mishëron stabilokracinë që po shkatërron Ballkanin, regjime të toleruara për hir të qetësisë rajonale, edhe pse shkatërrojnë vetë ato vlera që Europa pretendon t’i mbrojë.
Përpjekja e fundit e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të bllokuar rinovimin e kontratës së Chevron-it në Venezuelën e Maduro-s është një shembull guximtar i lidershipit me parime, duke i mohuar regjimeve autoritare legjitimitetin dhe burimet. Amerika duhet të tregojë të njëjtën qartësi edhe ndaj Ballkanit.
Madje shumë shqiptarë tashmë e quajnë udhëheqësin e tyre "Ramaduro", një sinjal i dëshpëruar për ndihmë nga SHBA për rikthimin e demokracisë. Pozicioni i Amerikës duhet të jetë një zgjim për Evropën, e cila është mësuar të bashkëjetojë me regjime mafioze të bazuara në korrupsion dhe shtypje. Evropa nuk mund të justifikojë mbështetjen ndaj autokratëve vetëm sepse kritikët e tyre janë konservatorë apo të lidhur me Presidentin Trump.
Është koha që diplomacia amerikane të ndërmarrë hapa konkretë. Kjo do të thotë shtim presioni ndaj udhëheqjes shqiptare, mbështetje publike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një mesazh të qartë: Përputhja me vlerat perëndimore matet me veprime, jo me deklarata boshe.
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar t&eum...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në ...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakum...
Foto ilustruese TIRANA- Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin ...
Pjerin Ndreu LEZHA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka rikthyer një tezë t...
edi rama te akademia politike TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i djeshëm i "Akademis...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë sot në një d...
KAS TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila donte që të kon...
Adriana Kalaja TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes ndaj krye...
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për zhvillim...