LIVE UPDATES
Politike

Blushi: Ilir Metës i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët, hakmarrje primitive e Edi Ramës

Blushi ka theksuar se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj Metës dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim.

20 Qershor 2025, 16:25 Nga r.ll
Blushi: Ilir Metës i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët,
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia e PL-së.  Blushi u shpreh gjatë fjalës së tij se presidentit të PL-së, Ilir Metës i është ndaluar takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët me pretekstin se është ezauruar nga vetë ai. 

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së e ka cilësuar këtë si "hakmarrje primitive" me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Blushi ka theksuar se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj Metës dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim. Ai shton më tej se sado vite të zgjaten hetimet nuk do të zbulohet asnjë akt i paligjshëm nga Ilir Meta. Blushi thekson po ashtu se Meta mban përgjegjësi vetëm për veten dhe për askënd tjetër. 

PJESË NGA FJALA E BLUSHIT:

Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.

Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces. Ndalimi i takimit me motrën dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.

Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit. Titrat e lëshuara nga regjimi, njësoj si raketat e Ajatollahut, për të bombarduar opinionin publik me fakte të paqëna, morrën sot sqarimin shterrues të Presidentit Meta

Por edhe njëherë theksojmë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj tij dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim ekstrem dhe vijojnë t’i zgjaten qëllimisht hetimet edhe me 3 muaj, ndonëse në 27 Maj i është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur. Jo 6 vite, por edhe 600 vite te hetojne per 32 vite jete publike dhe politike te Ilir Metes kurre nuk kane per te gjetur nje fakt apo prove, jo ne toke por edhe ne cdo planet tjeter qe te cojne leterporosi, qe ta implikoje ate ne raport me ligjin. E kunderta eshte e vertete, z. Meta ka deshmuar gjithmone se eshte shembull i respektimit korrekt te ligjit dhe Kushtetutes.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër. Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm për Ilir Metën dhe për askënd tjetër edhe pse prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve. Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante dhe recidiviste të të drejtave të njeriut, të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, qe nisi me hetimin politik, vijoi me rrembimin terrorist çnjerezor dhe denigrues, nga bandite me maska, te armatosur rende dhe pa dokument identifikimi, vazhdon me mbajtjen e izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, hakmarrje primitive qe here shfaqet duke i hequr te drejten te filmohet kur voton, qe vazhdon me denimin me 10 dite per te mosushtruar aktivitet sportiv e se fundmi me mohonim e se drejtes per t'u takuar me familjaret, sic e parashikon qartesisht ligji.

tedi blushi ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet