LIVE UPDATES
Politike

“Hartuesit nuk kanë mundur ta parashikonin këtë devjim!" Politikanët "abuzojnë" me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare - Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lista Serbe - nuk propozuan anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

21 Qershor 2025, 09:07 Nga M.B
“Hartuesit nuk kanë mundur ta parashikonin këtë
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare - Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lista Serbe - nuk propozuan anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Haxhiu, deri më tash, nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur, ndërsa partia e saj - Lëvizja Vetëvendosje - nuk ka pranuar ta zëvendësojë emrin e saj. Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, thotë Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por nuk përjashtohen as partitë e tjera - PDK, LDK dhe AAK - që po kontribuojnë në zvarritjen e konstituimit. Në të njëjtën linjë është edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai thekson se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota (Lëvizja Vetëvendosje) për formimin e institucioneve”. Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet, për rënie deri në skaj të absurdit, të inateve dhe betejave politike”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se po abuzohet edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili nuk jep udhëzime se çfarë ndodh nëse dështon zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nuk përcakton afate të qarta për përmbylljen e konstituimit. Kryeziu nuk e sheh si thelbësore vetëm çështjen e nominimit të kryetares së Kuvendit, por tërheq vërejtjen edhe për neglizhimin që partitë politike po i bëjnë interpretimit ligjor të situatës.

Ai kujton se seanca konstituive, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vazhdojë çdo 48 orë, por kjo, sipas tij, nuk mund të zgjatet pafund. Ai thotë se, në rastin konkret, duhet të përdoren interpretimi ligjor logjik dhe ai verbal.

“Interpretimi logjik do të thotë se kjo (vazhdimi i seancës konstituive çdo 48 orë) mund të bëhet vetëm dy herë. Herën e parë mund të ketë probleme të natyrës teknike. Herën e dytë, kjo duhet të përfundojë”, thotë Kryziu.

Çdo vazhdim pas herës së dytë, shton ai, është “jashtë normave politike, morale, kushtetuese, rregullative etj.”.

Baraliu, në anën tjetër, thotë se keqpërdorimet në rastin e moskonstituimit të Kuvendit janë të njëpasnjëshme. Ai thotë se partitë politike janë betonuar në pozicionet kundërshtuese lidhur me zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. Sipas tij, deputetët duhet ta përdorin mandatin e tyre për të mirën e shtetit, institucioneve dhe qytetarëve, por ata po e keqpërdorin atë, duke penguar përfundimin e konstituimit të institucioneve.

Për më tepër, vlerëson Baraliu, partitë politike e kontrollojnë votimin e deputetëve, “duke mos i lejuar të votojnë sipas ndërgjegjes, bindjes dhe interesit shtetëror e institucional”, edhe pse Kushtetuta u garanton autonomi në vendimmarrje. Kryeziu e përshkruan situatën aktuale të bllokimit të konstituimit të Kuvendit si gjendje të jashtëzakonshme. Sipas tij, zgjidhja duhet kërkuar përmes marrëveshjeve politike ndërmjet partive, apo edhe në "shterimin e mjeteve politike dhe juridike të brendshme".

“Mjetet shteren me presidenten e shtetit, sepse është faktor i unitetit. Duhet t’i thërrasë (partitë politike) dhe të këmbëngulë që t’i krijojnë institucionet”, thotë ai.

Kryeziu thotë, po ashtu, se presidentja ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese konstatimin nëse gjatë procedurës së konstituimit të Kuvendit janë shkelur dispozitat kushtetuese. Nëse as kjo nuk funksionon, ai thotë se duhet pritur ndërhyrja e faktorëve të jashtëm, si për shembull e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mund të ndërmjetësojnë për tejkalimin e krizës.

Osmani ka mbajtur disa konsultime me udhëheqësit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin, por pa sukses. Radio Evropa e Lirë pyeti zyrën e saj nëse planifikon të ndërmarrë ndonjë hap, si adresimi në Kushtetuese, dhe është në pritje të përgjigjes.

Në fillim të këtij muaji, Osmani ka thënë se vonesa e konstituimit të Kuvendit e dëmton besueshmërinë e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Për Baraliun, rruga e vetme për të dalë nga bllokimi është përmes kompromisit dhe marrëveshjeve politike.

“Rrugëdalja është, ta themi shkurt, të ketë një marrëveshje politike. Të ketë racionalitet politik dhe logjik të sjelljes dhe qëndrimit - në kuptimin e pjekurisë politike dhe emancipimit demokratik”, thekson Baraliu.

Disa politikanë kanë përmendur edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale në tetor, megjithatë jo të gjithë janë të bindur se kjo do të ishte një zgjidhje efektive. Ekspertët nënvizojnë se sapo të konstituohet Kuvendi dhe të formohen institucionet, partitë politike duhet të nisin menjëherë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Qëllimi është të përcaktohen me qartësi afatet ligjore për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të shmangen situata si kjo aktuale./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik