26 Prill 2024, 21:16
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë teksa kanë mbetur pak orë nga Konventa. Këtë të fundit, Meta e ka cilësuar si historike. Meta tha sot se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ai shtoi se kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.
Meta tha se delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do t'i ndjekin.
"Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve. Dua t’i kujtoj delegatëve që Konventa duhet të filloj në 10:00.
Delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do të na ndjekin. Edhe mijëra të huaj, miq e dashamirës që do na ndjekin nëpërmjet mjeteve të komunikimit.
Do jemi live, me të gjithë mjetet e komunikimit. Një ngjarje e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Rajonin. Nesër hidhen themelet e një force të re politike, qe ka mësuar nga gabimet e 20 viteve. Po ashtu merren vendime për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe për realizimin e objektivit madhor për 4 milion shqiptarë plus", tha Meta.
ilir meta
Politike
26 Prill 2024, 21:08
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i mi...
Politike
26 Prill 2024, 20:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prej katër ditësh, kryeministri...
Politike
26 Prill 2024, 20:49
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha, duke iu referuar protestave para Bashkis&eu...
Politike
26 Prill 2024, 20:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti protestuesit që morën...
Politike
26 Prill 2024, 20:30
M.B
Belind Këlliçi
LEZHA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokr...
Politike
26 Prill 2024, 20:20
M.B
Gazment Bardhi
LEZHA- Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, gjatë fjalës n&eum...
Politike
26 Prill 2024, 19:16
M.B
Flutura Açka dhe Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Medias me qëllim diskutim...
Politike
26 Prill 2024, 19:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Kosha...
Politike
26 Prill 2024, 18:55
I.A
Edi Rama
ATHINË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al, në lidhje me turin që pritet të...
Politike
26 Prill 2024, 18:23
M.B
Delinda Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj ka reaguar pas publikimit të...