26 Prill 2024, 19:16
Nga M.B
Flutura Açka dhe Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Medias me qëllim diskutimin e ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama tek drejtuesit e kanalit televiziv "RAI 3". Kjo kërkesë duket se ka sjellë përplasje mes deputeteve Ina Zhupa dhe Flutura Açka. Mungesën e një përgjigjeje nga ana e kryetares së komisionit Açka, Zhupa e konsideron ligjërim të një veprimi të rëndë dhe të papranueshëm.
Deputetja demokrate shprehte se kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian "RAI 3", drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin që flet për vëllain e tij Olsi Rama dhe për krahun e djathtë të tij Engjell Agaçin.
Zhupa shton se të njëjtën gjuhë, Rama e përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Deputetja shkruan se kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist, për më tepër, shton ajo, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.
Reagimi i Ina Zhupës:
Të frikësuar dhe të zënë në hall duan të mohojnë çdo hapësirë ligjore të deputetëve të opozitës. Spiropali që ska asnjë lidhje me komisionin e medias, tashmë përgjigjet në vend të Flutura Açkës, pasi e ka bërë rrugë që përgjigjet në vend të Lindita Nikollës. Kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin që flet për vëllain e tij Olsi Rama dhe për krahun e djathtë të tij Engjell Agacin.
Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.
Duke pasur parasysh që mbledhjen e ardhshme e komisionit është mbledhje për vendosjen e kalendarit 3 javor të komisionit, brenda rregullores kam kërkuar një mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e ndërhyrjes së kryeministrit Rama tek drejtuesit e kanalit televiziv RAI 3, si dhe sjelljen dhe deklaratat e tij në raport me mediat dhe gazetarët shqiptare.
Ne nuk mund të bëjmë kurrë më pak sesa bënë kolegët tanë italian në komisionin përgjegjës për këtë ndërhyrje të papërgjegjshme të Edi Ramës ndaj lirisë së medias. Ne duhet t’i bashkohemi atyre në dënimin e këtij akti, si shenjë e qartë e mospranimit ndaj çdo ndërhyrje në lirinë e medias, që do të ishte vrastare për vetë demokracinë e brishtë shqiptare.
Heshtja e deritanishme e Komisionit të Medias është ligjërim i një veprimi të rëndë, të papranueshëm, dhe nxit përsëritjen e tij në të ardhmen. Ndërsa zonja në fjalë duhet ta di që kanë damkosur dhe i kanë vrarë shpresën Shqipërisë pikërisht mazhoranca e saj me në krye Ramën, me lidhjet me trafikant, me përfshirjen në afera të ndryshme, me vjedhjet galopante.
ina zhupa flutura acka
Politike
26 Prill 2024, 19:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Kosha...
Politike
26 Prill 2024, 18:55
I.A
Edi Rama
ATHINË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al, në lidhje me turin që pritet të...
Politike
26 Prill 2024, 18:23
M.B
Delinda Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj ka reaguar pas publikimit të...
Politike
26 Prill 2024, 17:53
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet...
Politike
26 Prill 2024, 17:28
M.B
Taulant Balla
KORÇA- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Korça në lidhje me protestën e sotme të opozitës t...
Politike
26 Prill 2024, 14:27
N.F
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm d...
Politike
26 Prill 2024, 14:09
I.A
Filiberto Zaratti
ITALI- Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt ka kërkuar ditën e sotme një interperlanc&...
Politike
26 Prill 2024, 14:16
r.ll
GAZMENT BARDH
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama pak më herët refuzo...
Politike
26 Prill 2024, 13:39
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thënë pas përfundimit të pr...
Politike
26 Prill 2024, 13:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën për interperlancë urgjente të kreut të Grupit Parlamen...