Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se ai i kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij.
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra. Berisha tha se ai i kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Ai shtoi se bashkëshorti i ministres arratiset dhe kthehet pasi Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin i jep pafajësinë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja. Ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike. Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin. Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej.
Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.
Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra. I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.
Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor. Miq, a ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët? Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi. Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi.
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prej katër ditësh, kryeministri...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha, duke iu referuar protestave para Bashkis&eu...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti protestuesit që morën...
Belind Këlliçi LEZHA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokr...
Gazment Bardhi LEZHA- Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, gjatë fjalës n&eum...
Flutura Açka dhe Ina Zhupa TIRANA- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Medias me qëllim diskutim...
Foto ilustruese TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Kosha...
Edi Rama ATHINË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al, në lidhje me turin që pritet të...
Delinda Ibrahimaj TIRANA- Ministrja për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj ka reaguar pas publikimit të...
Elisa Spiropali TIRANA- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet...