26 Maj 2022, 08:26
Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidenit të vendit. Edhe pse u raportua në orët e para të mëngjesit, se brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputetët me përjashtim të Emilja Koliqit, nuk ishin dakord për procesin, Alibeaj shprehu të kundërtën. Pas përfundimit të mbledhjes, përballë gazetarëve në selinë blu, deputeti sqaroi se PD nuk është kundër bojkotit e se i qëndron ende draftit që kanë paraqitur e se edhe në 12 të natës nëse Partia Socialiste ndryshon mendim. Po ashtu, Alibeaj tha se PD do të marrë pjesë në proces në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirës. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi PD se nëse nuk sjell emrat kandidatët deri të dielën në orën 16:00 për president të vendit do ta zgjedhin vetë pasi i kanë votat e mjaftueshme. Po ashtu, Balla tha se PS e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin e se nëse nuk funksionon me PD do të vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.
Në mbledhjen e nisur në orën 10:30 në PD, debate ka pasur mes deputetëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhit, Jorida Tabakut, Ferdinant Xhaferrajt dhe deputetes së Shkodrës, Emilja Koliqit. Kjo e fundit ishte e vetmja e cila doli kundër tyre, pasi kërkoi që edhe Partia Demokratike të paraqiste një emër për president të vendit.
Pak orë më pas përmes një deklarate, grupi parlamentar i PD u shpreh se mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Gjithsej në Kushtetutë janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë e mbetet në duart e maxhorancës. Deri më tani këta të fundit nuk kanë propozuar asnjë emër. Ndërsa në mbledhjen e fundit të demokratëve, dolën me një listë pre 8 emrash: Leonard Demi; Arben Çejku; Dritan Demiraj; Visar Zhiti; Rexhep Uka; Halim Kosova; Dashamir Shehu dhe Leka Zogu.
Ndërkohë po ashtu, paralel me mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, edhe Berisha zhvilloi mbledhje me grupin e 'Rithemelimit' në lidhje me kryesinë e Partisë Demokratike.
(a.b)/dosja.al
Politike
25 Maj 2022, 23:09
Politikanët në ndeshje
TIRANË- Politikanët nuk munguan sot në Finalen e Conference League në Shqipëri. Mes shumë p...
Politike
25 Maj 2022, 22:13
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar prurjet e reja në sferën e politikës së vendit, d...
Politike
25 Maj 2022, 21:29
Edi Rama dhe Tod Wolters
TIRANË- Shqipëria synon t’i paraqesë NATO-s, një projekt për ngritjen e një baze detare të...
Politike
25 Maj 2022, 21:10
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetë...
Politike
25 Maj 2022, 19:06
Lideret e Ballkanit ne Davos
ZVICËR- Në Davos të Zvicrës prej dy ditësh është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Bot&...
Politike
25 Maj 2022, 17:07
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim
TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Politike
25 Maj 2022, 16:32
Edi Rama dhe Tod Daniel Wolters
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Ko...
Politike
25 Maj 2022, 16:03
TIRANË- Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters, ka marrë sot medaljen “Ylli i Madh i...
Politike
25 Maj 2022, 15:58
Momenti kur Rama e dekoron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasur shumë të vështirë që t’i vendosë medaljen gjen...
Politike
25 Maj 2022, 15:57
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka në plan të ketë një bazë detare të NATO-s. Tek...