26 Maj 2022, 17:06
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë lidhur me angazhimin e deritanishëm për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Me anë të një deklarate zyrtar për mediat, thuhet se grupi parlamentar i PD mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për nje proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ndër të tjera shkruhet se shqiptarët meritojnë një President të gjithëpranuar, që i shërben interesit publik dhe jo interesit të pushtetit të Edi Ramës.
Deklaratë e Grupit Parlamentar të PD
Sipas frymës së Kushtetutës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u angazhua seriozisht në ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual për përzgjedhje e Presidentit të Republikës. Kur morëm vendimin për ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës ishim të ndërgjegjshëm që regjimi i Edi Ramës kishte paracaktuar emrin e Presidentit dhe se qëndrimi i tij publik se dëshiron një President konsensual me opozitën ishte fasadë dhe mashtrim.
Detyrimi ndaj qytetarëve kërkonte që opozita të përmbushte përgjegjësinë e saj me seriozitet dhe përkushtim me qëllim që Presidenti i ardhshëm të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ky nuk ishte vullneti i Edi Ramës, njëriut që pasi vjedh zgjedhjet, kap me votat e nongratave të tij në Kuvend çdo institucion të pavarur.
Tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për ndërtimin e një procesi të përbashkët parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, provoi atë që Grupi Parlamentar i PD paralajmëroi që në nisje, që Edi Rama nuk don një President të gjithë shqiptarëve dhe përbetimet e tij publike për konsensus me opozitën janë një mashtrim.
Grupi Parlamentar i PD mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për nje proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Shqiptarët meritojnë një President të gjithëpranuar, që i shërben interesit publik dhe jo interesit të pushtetit të Edi Ramës.
(k.m/dosja.al)
Politike
26 Maj 2022, 16:50
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
Politike
26 Maj 2022, 16:18
Evis Kushi, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja
TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administrat&eu...
Politike
26 Maj 2022, 15:06
Qeveria
TIRANË- Shkon në mbi 51 milionë euro vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjyk...
Politike
26 Maj 2022, 14:57
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se më në fund do të nisë procesi për Ko...
Politike
26 Maj 2022, 14:35
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se maxhoranca do të grumbullojë votat e ne...
Politike
26 Maj 2022, 14:31
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se propozimi si anëtar i deputetit Oer...
Politike
26 Maj 2022, 14:29
Partia Demokratike
TIRANË-Partia Demokratike ka bërë publike emrat e anëtarëve të tre komisioneve. Dosja.al sjell listën...
Politike
26 Maj 2022, 14:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se thërriti mbledhjen e grupit parlame...
Politike
26 Maj 2022, 14:14
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se është e gatshme të marrë pjesë në proc...
Politike
26 Maj 2022, 14:06
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se PS nuk i ka 71 vota për të votuar presidentin. Pas...