LIVE UPDATES
Politike

“Patentat të zgjasin 15 vjet”/ Balla me propozime: Në autostrada, shpejtësia 130 km/h. Bozo: S'kemi kushte

Nismëtari i ndryshimeve në ligj, Taulant Balla është shprehur se ato i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi dhe se janë marrë nga një vend si Italia dhe Gjermania.

13 Korrik 2022, 11:04 Nga k.m.
“Patentat të zgjasin 15 vjet”/ Balla me propozime: Në
Taulant Balla

TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar propozimin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Nismëtari i ndryshimeve në ligj, Taulant Balla është shprehur se ato i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi dhe se janë marrë nga një vend si Italia dhe Gjermania.

Në shqyrtimin i projektligjit për disa ndryshime në ligjin “Për Kodin Rrugor”, duke kërkuar që vlefshmëria e lejedrejtimit nga 10 vjet duhet të bëhet 15 vite, njëjtë siç e ka edhe Gjermania. Po ashtu, ka kërkuar që të patentuarit në moshë të re t’u kufizohet shpejtësia tre vitet e para. Në mënyrë që të mos përfshihen në ngjarje fatale që mund të kushtojnë. Balla tha se kjo masë është aplikuar nga Italia për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe ka sjellë rezultate.

“Ndryshimet që kanë të bëjnë me ndryshime të shpejtësitë për ata që marrin patentë për herë të parë i referohen modelit italian. Në kushte të një rritje të aksidenteve në Itali te moshat e reja ka ndërmarrë këtë politikë të kufizimit të shpejtësisë për tre vitet e para të djemve dhe vajzave të reja që marrin patentën. Kjo rezultoi që të ishte një masë e duhur. Sot në Evropë aksidentet rrugore me të rinj janë 25% e të gjitha viktimave. Dhe në këtë këndvështrim edhe KE ka filluar procedurat për një derektivë të re, për vendosjen e kufizimeve. Ne kemi sjellë si kufizim të vendosim atë që ka Italia, të kemi mundësi që tre vitet e para të ketë në kufizim shpejtësia deri në 80 km/orë,”- tha Balla.

Një nga propozimet e socialistëve është edhe shtyrja e moshës për shoferët e autobusëve nga 65 në 70 vjeç.

“Postimi nga 65 në 70 vjeç është i nevojshëm duke pasur parasysh që këta lloj specialistësh ta bëjnë këtë punë deri në moshën 70 vjeç. Nuk doja të ndalesha shumë në detaje të tjera,”-shtoi Balla.

Balla propozoi gjithashtu që të ulet edhe shpejtësia nga 40km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij shpejtësia aktuale behet shkak për aksidente, ndërsa në autostrata të lejohet deri në 130 km /h. Pas propozimeve të Ballës, deputetët e opozitës më shumë u fokusuan tek problematikat aktuale duke u shprehur se nuk duhet të bëhen ndryshime pjesore por të vijë një paketë e plotë, ndërsa u ankuan më së shumti tek sinjalistika në vend. Po ashtu, nuk mungoi ironia nga Helidon Bushati i Partisë Demokratike.

“Është nga të vetmet iniciativa që nuk ka pas interesat e një oligarku. Vetëm nëse keni në plan të jepni me koncension edhe policinë rrugore dhe të merrni interesa nga gjobat që do vendosen,”-tha ai.

Ndërkohë që kundër ishte dhe ishte deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, e cila u shpreh se në Shqipëri nuk ka rrugë që plotëson kushtet dhe të lejon shpejtësi 130 km/h. Ajo shtoi se për të qarkulluar me këtë shpejtësi duhet të jene me tre korsi dhe një korsi emergjence.

“...Nuk duhet të nxitojmë të shkojmë te 130. Ne nuk kemi rrugë për të ecur me 130 km në orë. Kurse në zonat urbane përveç masave që duhet të marrin organet kompetente që të mos ketë ndërprerje të rrymës. Mendoj që 30-40 është shpejtësi normale. Jam edhe për këtë tjetrën që rregulli në çdo vend të botës vendoset me forcën e ligjit... Kur të vret xhepi nuk e shkel më. Unë jam për gjobat. Ai që e merr gjobën nuk e shkel më sepse do paguajë nga xhepi. Nuk jam e mendimit që shteti pasurohet nga gjobat. Ligji gjithmonë vendoset me dhunë, në thonjëza. Dhuna është dhunë verbale. Është një këshillë, pastaj është gjoba,”- tha ajo.

Ndryshimet janë propozuar disa javë më parë, e ndër to përfshihet edhe ndryshimi që të gjithë drejtuesit e automjeteve deri në 70 vjeç që duan të pajisen me një leje të re drejtimi apo duan të rinovojnë lejen ekzistuese do të ta marrin atë me një afat vlefshmërie prej 15 vitesh.

kodi rrugor taulant balla

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit