Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kryeministri ripërsëriti edhe një herë kërkesat e tij që u bëri me dije gjatë Samitit të Aleancës në Madrit disa javë më parë, duke u shprehur se është e rëndësishme që Ballkani të mbrohet nga ndikimet e këqija dhe duhet dialog, qoftë edhe me Serbinë që nuk është vend anëtar.

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt selisë së NATO-s në Bruksel ku u takua me kreun e aleancës, Jens Stoltenberg. Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano. Kryeministri ripërsëriti edhe një herë kërkesat e tij që u bëri me dije gjatë Samitit të Aleancës në Madrit disa javë më parë, duke u shprehur se është e rëndësishme që Ballkani të mbrohet nga ndikimet e këqija dhe duhet dialog, qoftë edhe me Serbinë që nuk është vend anëtar. Po ashtu, Rama shtoi se Kosova duhet të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe, teksa tha se Shqipëria ndjehet krenare për rolin e shqiptarëve për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”, tha Rama para gazetarëve.
Ndërsa Stoltenberg nga ana e tij, vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe të Finlandës.
Baza do të mundësonte dhe stërvitje ushtarake të forcave të NATO-s të përmasave të Defender 2021, stërvitja më e madhe e forcave ushtarake të drejtuar nga SHBA me pjesëmarrjen e ushtrive të disa shteteve e zhvilluar në Detin Adriatik. Me një bazë ajrore të re me kosto rreth 40 milionë euro, e cila pritet të bëhet funksionale në vitin 2023, si edhe me një bazë detare potenciale nëse NATO e pranon propozimin shqiptar. Ishte kreu i qeverisë shqiptare zbuloi në një konferencë shtypi se Porto Romano, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake. Sipas tij, baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria.
Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.
Oerd Bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar arsyen përse mungoi në protestën e 7 ko...
Dorian Teliti TIRANË- Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se qeveria duhet të ndihmoj&...
Mentor Petrela TIRANË- Mjeku Mentor Petrela ka patur një rrëfim mbi jetën e tij. Përballë gazetarit Blendi Fevziu në emi...
Dorian Teliti dhe Besart Kadia TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është p&...
Dorian Teliti dhe Besart Kadia TIRANË- Zëvendësministri i Financave, Besard Kadia, është përplasur me anëtarin e Kë...
Studio e Open TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë se po vjedh ...
Enver Hoxhaj TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se deklaratat e Ramës në lidhj...
Monika Kryemadhi dhe Ermonela Felaj TIRANË- Zëvendës/Kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka komentuar zonjat që janë aktive në...
Sali Berisha, Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të mbajë postin më të lartë në Republikën e Sh...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka dhënë një porosi krerëve të degëve p&eum...