Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Teliti ka pyetur Kadian se kur do t’i ndihmojnë shqiptarët në nevojë. Zëvendësministri e ka konsideruar këtë gjë një diskutim gjimnazistësh.
TIRANË- Zëvendësministri i Financave, Besard Kadia, është përplasur me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti. Të dy ndodheshin në "Open" teksa flisnin për krizën e çmimeve në vend. Demokrati Teliti ka pyetur Kadian se kur do t’i ndihmojnë shqiptarët në nevojë. Zëvendësministri e ka konsideruar këtë gjë një diskutim gjimnazistësh.
Pjesë nga debati:
Kadia: Mori një automatik dhe tha gjithçka çfarë kishte në mend, por nuk është ekonomia kështu. Koncesionet nuk jepen për qejf, janë shërbim publik. Në kohën kur kemi rritje të çmimeve, disa qytetarë e ndjejnë më shumë dhe duhen kompensuar. Çmimi i energjisë mbetet njësoj dhe do të kompensohen edhe me para.
Teliti: Nuk e marrin më njerëzit.
Kadia: O Dorjan, të lutem, se nxjerr 2 mijë lekëshin ti pastaj.
Teliti: A do t’i ndihmoni njerëzit në nevojë? Nëse po, kur dhe me çfarë?
Kadia: Sot nuk marrin gjë, por ti pasiguritë i ke shumë të mëdha në ekonomi. Kanë përgjegjshmëri politikat fiskale dhe si shpenzohen paratë. Sa e ke sot inflacionin në vendet e zhvilluara si Turqia? Mund të ma thuash pak?
Teliti: Ta them unë, sot në Shqipëri…
Kadia: O Dorjan, ma thuaj për Turqinë, apo do thuash sërish shifrat që the më parë?
Teliti: Unë jam përfaqësues i opozitës për shqiptarët. Ju nuk po bëni asgjë. Dallimi mes nesh dhe juve është që ne mund të japim sugjerime. I keni braktisur të tërë shqiptarët.
Kadia: Po mos u eksito kaq shumë more. Këto stile diskutimi si të gjimnazit, boll tani të lutem.
Teliti: A do i ndihmoni shqiptarët?
Kadia: Po.
Teliti: Kur?
Kadia: Ta them pastaj. Financat publike kanë skenarë o Dorjan.
Teliti: Cili është skenari?
Kadia: Çfarë ke mo se s’po të marr vesh. Çfarë të dhemb, lekët e qytetarëve, oligarkët? Çfarë të dhemb, se s’po të kuptoj. Më shih në sy kur flet, mos flit në ajër.
Teliti: Mund të japësh përgjigje si do i ndihmoni shqiptarët, se je zëvendësministër?
Kadia: Siç i kemi ndihmuar. Po boll tani.
Studio e Open TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë se po vjedh ...
Enver Hoxhaj TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se deklaratat e Ramës në lidhj...
Monika Kryemadhi dhe Ermonela Felaj TIRANË- Zëvendës/Kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka komentuar zonjat që janë aktive në...
Sali Berisha, Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të mbajë postin më të lartë në Republikën e Sh...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka dhënë një porosi krerëve të degëve p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje që kryetarët e degëve duhet të dalin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve t&...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka prekuar dhe zhvillimet në Sri Lanka, ku u rrëzua qeveria për shkak të rritje...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur një betejë për jetë a vdekje e opozitës p&...