LIVE UPDATES
Politike

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Gjekmarkaj: Realiteti politik në Shqipëri tejet shqetësues

Gjatë fjalës së tij Gjekmarkaj e quajti procesin e fundit zgjedhor një “farsë elektorale”, të manipuluar nga mazhoranca përmes përdorimit të burimeve shtetërore, presionit mbi administratën publike dhe përfshirjes së krimit të organizuar.

18 Qershor 2025, 18:13 Nga E. D

 

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Gjekmarkaj: Realiteti politik
Agron Gjekmarkaj

 

STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke folur në Parlamentin Evropian në seancën për stabilizim asociimin theksoi se realiteti politik në Shqipëri është tejet shqetësues. Gjatë fjalës së tij Gjekmarkaj e quajti procesin e fundit zgjedhor një “farsë elektorale”, të manipuluar nga mazhoranca përmes përdorimit të burimeve shtetërore, presionit mbi administratën publike dhe përfshirjes së krimit të organizuar.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit me fasadë reformash, ndërkohë që në praktikë minohen themelet e demokracisë. Sipas tij rruga drejt BE-së duhet të mbetet një proces me kushtëzim të qartë, parimor dhe të drejtë, ku reformat nuk matin suksesin me propagandë.

Fjala e plotë e Nenkryetarit te PD, Agron Gjekmarkaj;

Të nderuar kolegë,
Të nderuar përfaqësues të Parlamentit Europian dhe institucioneve të BE-së,
Ju falënderoj për mundësinë që më jepet të flas sot në këtë forum të rëndësishëm, i cili ka në thelb të vet monitorimin e përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar.

Megjithatë, detyra jonë është të jemi të sinqertë dhe realistë. Dhe realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues. Sapo kemi kaluar një proces elektoral që, në vend që të përfaqësonte një hap përpara drejt konsolidimit demokratik, u shndërrua në një akt regresiv dhe thellësisht problematik. Procesi që u paraqit si zgjedhje, në fakt, ishte një farsë elektorale.

Në thelb, nuk pati një garë të barabartë dhe të ndershme. Mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve:
* U përdorën institucionet për presion ndaj administratës publike,
* U shpërndanë fonde publike në mënyrë selektive dhe të motivuar politikisht,
* Tenderët dhe kontratat publike u përdorën si mjete për të blerë ndikim elektoral,
* U falën gjoba dhe u dhanë leje për përdorime tokash që lidhen me aktivitete të dyshimta,
* Dhe më alarmante, u faktua një përfshirje e drejtpërdrejtë e krimit të organizuar në procesin elektoral.
Të gjitha këto përbëjnë një kërcënim serioz për themelet e demokracisë dhe janë në kundërshtim të hapur me kriteret dhe standardet e Kopenhagës, mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit në BE.
Këto shqetësime janë dokumentuar qartë edhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, i cili thekson mungesën e barazisë mes aktorëve politikë dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga mazhoranca, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Por kjo situatë nuk kufizohet vetëm tek zgjedhjet. Në Shqipëri, sot kemi një kapje të institucioneve. Pavarësia e sistemit të drejtësisë që ishte shpresa më e madhe pas reformës historike në drejtësi është vendosur nën trysni të vazhdueshme nga qeveria.

Persekutimi giustixialist nga liderit te Opozites Sali Berisha eshte tregues deshperues!
Ndërhyrjet politike, presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe retorika kërcënuese nga vetë Kryeministri, e kanë dëmtuar thellësisht perceptimin e drejtësisë si të pavarur dhe të paanshme. Vjeshta pritet si shpata e demokleut per prokuroret dhe gjykatesit kurajoz e te pakapur me numerat totalitar qe kjo mazhorance mori!

Një tjetër fushë kritike është liria e medias. Shqipëria, sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House, vazhdon të renditet ndër vendet me liri të kufizuar të shtypit. Gazetarët përballen me presion politik dhe ekonomik, me frikësim dhe ndëshkim për raportime kritike, ndërsa pronësia e mediave është e përqendruar dhe shpeshherë e lidhur me interesa të ngushta politike e financiare.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë qartë se Shqipëria është duke bërë hapa pas në shtyllat themelore që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale: zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje pushtetesh, drejtësi të pavarur dhe media të lirë.

Të nderuar përfaqësues të BE-së,
Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit me fasadë reformash, ndërkohë që në praktikë minohen themelet e demokracisë. Ne nuk mund të flasim për “hapje kapitujsh” nëse nuk mbyllim më parë plagët e demokracisë së cënuar.
Rruga drejt BE-së duhet të mbetet një proces me kushtëzim të qartë, parimor dhe të drejtë, ku reformat nuk matin suksesin me propagandë, por me rezultate të prekshme në sundimin e ligjit, në funksionimin e institucioneve dhe në respektimin e të drejtave themelore.

Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga standardet që kërkohen për çdo vend tjetër kandidat. Kërkojmë vetëm që Shqipëria të matet me të njëjtën rrigorozitet që kërkohet në çdo demokraci europiane.
Ju faleminderit për vëmendjen,
Dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë që duan një të ardhme europiane, por mbi të gjitha – një demokraci të vërtetë në vendin e tyre.

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin