LIVE UPDATES
Politike

"Mos hapni çdo mesazh që vjen" Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit

Në Komisionin e Dezinformimit, Frashëri ka theksuar se nga gjatë kësaj kohe janë mbyllur 155 domaine ruse që kishin për qëllim dezinformimin, ndërkohë që ka theksuar se 8 domaine të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit. 

15 Tetor 2024, 15:04 Nga I.A
"Mos hapni çdo mesazh që vjen" Kreu i AKEP: U mbyllën
Tomi Frashëri

TIRANË- Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka dhënë shpjegime në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendit tonë vitet e fundit. Në Komisionin e Dezinformimit, Frashëri ka theksuar se nga gjatë kësaj kohe janë mbyllur 155 domaine ruse që kishin për qëllim dezinformimin, ndërkohë që ka theksuar se 8 domaine të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit. 

“Qëllimi ishte shkatërrimi i të dhënave dhe kolapsi i shërbimit të operatorit. Nuk ishte as mbledhja e të dhënave për një kategori të caktuar dhe as ndërhyrja në tabulate, komunikime dhe të tjera me radhë. Ajo që u sulmua ishte platforma e numrave, komunikimit, por nuk ishte e serverëve. Nuk mund të ndodhte aksesimi i internetit të personave. Të dhënat personale, aksesi dhe interneti nuk janë prekur, sepse s’kishin mundësi. Ata donin që ai operator të binte, të rrëzohej. Duhet të dini një gjë, se sulmet ndaj operatorëve janë të përditshme, tentativa të përditshme, që janë të natyrës DDOS, që kanë të bëjnë me rritjen e trafikut. Ndaj duhet të bësh gjithmonë matje të fluksit të trafikut dhe skanimit dhe operatorët jo gjithmonë e bënin këtë, pasi nuk ishin mësuar. Në momentin që ndodhi lufta me Ukrainën, atë ditë i kemi mbledhur operatorët dhe i kemi informuar dhe u thamë të skanojnë, të bëhej kulturë dhe të skanohej përditë. Ne e bëmë edhe vetë këtë. Sepse një neglizhencë e vogël dhe mund të futet një virus ose diçka tjetër, mbetet aty e paidentifikuar dhe e paaktivizuar dhe aktivizohet më pas," tha ai.

Frashëri më tej theksoi se shkak për sulmet ishin dhe neglizhenca e operatorëve dhe personelit të patrajnuar.  Kreu i AKEP gjatë fjalës së tij u kujtoi se dhe deputetëve u ka ndodhur raste të tilla që u kanë ardhur mesazhe me formë shantazhi (rasti SKY ECC). 

"Ajo që ndodhi në Shqipëri në vitin 2022 kjo ishte. Kishte elementë malinj, të paaktivizuar, që ishin futur për arsye neglizhence apo që një punonjës nuk ka alfabetizim dixhital. Nuk mund të klikosh çdo mesazh që të vjen, apo me e-mail apo për çdo PDF që vjen dhe kështu futen elementë malinj dhe aktivizohen kur njëri është më i mirë se tjetri në këtë aspekt. Duhet të dimë se të gjithë sulmohen. Por sulmi që ndodhi në dhjetor, ishte shumë mirë i kalibruar. Tani jemi në llogjikë shkatërrimi, nuk jemi si më parë, kur pjesa më e madhe e sulmeve bëheshin për të nxjerrë para nga kjo gjë. Madje mund t’ju kenë ardhur edhe juve e-maile të tilla, si të kam parë diku në sajte të caktuara dhe po nuk më dhe para, do t’i nxjerrë të gjitha (çështja e SKY ECC). Por tani janë më problematike, sepse janë për kolaps, janë për shkatërrim. Por të gjithë sulmohen, pa përjashtim, një reziston më shumë, përballet më mirë nga tjetri. Ky operator që u sulmua, siç ishte sulmuar ky, nuk është sulmuar më parë asnjë njeri. Kurse ISP-të gjenden kollaj, jepen me ligj, janë në regjistra publikë, edhe në AKEP," tha Frashëri.

Frashëri me pas theksoi se kërkesa e parë për të bllokuar domaniet ruse ka ardhur nga Komisioni Evropian më 3 Mars të vitit 2022. Ndërkohë që shtoi se pas kësaj vendi është goditur nga hakerat iranianë në muajin Korrik.

"Kërkesa për domeinet ruse e para ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE). I cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domaineve ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbyllej, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesat e tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice” (iranianët). Kryesisht kanë ardhur kërkesa nga Prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë. I vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji. Pra ne nuk e kemi autoritetin për të vepruar që t’i ndalojmë sipas ligjit, pasi janë ato ligjzbatuese që veprojnë dhe ne në fund ekzekutojmë dhe sinjalizojmë. AKEPI bën në mënyrë të përhershme kontrollet për personat e autorizuar dhe siguria është maksimale, edhe nga ana e sigurisë nëse standardet përmbushen. Sepse nëse një datacenter nuk funksionon mirë, bëhet vulnerabël ndaj sulmeve. Dhe këto sulme ndodhin kryesisht gjatë ditëve të festave apo pushimeve të verës, kur ka edhe më shumë neglizhencë nga operatorët ndaj sistemit. Ndaj kemi rekomanduar te operatorët edhe të trajnojnë ekipe të veçanta për këto raste. Një prej tyre ishte më 24 Dhjetor psh., sepse s’kishte njeri t’i parandalonte. Dhe që nga ajo ditë nga ne ka udhëzime që çdo fundjavë, pushime apo ditët gjatë javës dhe muajt e verës të ketë ekipe, që të shmangen.

Prej vitit 2021 pas krizës shëndetësore të Covid AKEP ka qenë i angazhuar maksimalisht në çështjet e sigurisë kibernetike. Përsa i përket ndërhyrjes së huaj, që nga viti 2021 kemi filluar një program investimesh për çështjen e sigurisë kibernetike. Ne administrojmë 5 infrastruktura kritike për momentin. Që prej muajit shkurt 2022 kur ndodhi agresioni rus në Ukrainë AKEP ka pasur vëmendje maksimale ndaj ndërhyrjeve të huaja të dëmshme, në shërbimin elektronik. Ngritëm grup pune dhe shtuar mbikëqyrjen tek operatorët dhe kompanitë. Dhe kur ndodhi sulmi i njohur kibernetik i Korrikut 2022 që të gjithë e dini, AKEP u prek në mënyrë të papërfillshme, për të mos thënë s’u prek fare, në krahasim me institucionet e tjera. Shërbimet nuk na ranë, ndryshe me çfarë ndodhi në malin e Zi dhe Kosovë, ku ranë dhe nuk funksionuan, siç ishte një prej operatorëve”, tha ai.

tomi frashëri akep

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më