LIVE UPDATES
Politike

46 % e shqiptarëve në rrezik varfërie/ PD: Çdo ditë me Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit! Zgjidhja është mosbindja civile dhe rotacioni

Ajo shtoi se Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Garo theksoi se Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës.

16 Tetor 2024, 13:22 Nga N.F
46 % e shqiptarëve në rrezik varfërie/ PD: Çdo ditë
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediavë në lidhje me raportin e publikuar të Eurostat ku raportoi se Shqipëria kryeson varfërinë në Europë. Garo gjatë fjalës së saj u shpreh se varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social.

Zëfhënësja e PD-së tha se thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet. Ajo shtoi se Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Garo theksoi se Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës. Ajo shtoi se dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes, shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri. 

Deklarata e Garos:

Të dashur qytetarë, Ndërsa Edi Rama na përshëndeste dje me foto në rrjetet sociale me krerët politikë europianë, një agjenci europiane, që nuk merr parasysh politikën, por shifrat dhe faktet, po dje, i dërgonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një ‘kartolinë të zezë’ të gjendjes reale të vendit, përtej propagandës luksoze qeveritare.

Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje, zbulon se mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Nëse varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social.

Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet. Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar dje mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në kontinentin europian, bazohet te të dhënat e vitit 2021. Në këtë periudhë në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%. Edhe pse ka një ndryshim të lehtë mes veriut të vendit dhe jugut e Shqipërisë së mesme, mund të thuhet se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik përjashtimi social dhe varfërie.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna. Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Nëse shikohet grafiku shoqërues i të dhënave të Eurostat, harta e Shqipërisë është e shënuar me të zezë. Nëse u referohemi shifrave të vetë INSTAT-it dhe censusit të fundit qeveritar, ku reklamohen 2.4 milionë shqiptarë, del që mbi 1.1 milion janë në kufirin e varfërisë dhe të përjashtimit social.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës. Dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes: shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri. Boritë e propagandës me miliona turistë dhe me suksese globale, sicc del nga shifrat e Eurostat nuk fusin gjë në xhepin dhe as llogaritë e shqiptarëve, por vetëm sa pasurojnë një grusht me ‘strategjikë’ në oborrin e Ramës.

Mosbindja civile, një qeveri teknike asnjanëse, që siguron zgjedhje të lira, një Komision parlamentar i të Vërtetës që zbulon lidhjet e krimit me politikën, dhe rotacioni janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. Çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit!

pd floriana garo varfer raporti i eurostat


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet