LIVE UPDATES
Politike

Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi te "Dezinformimi": KQZ nuk mund t’i kontrollojë, nuk i ka instrumentet! Organet e drejtësisë duhen të merren me këtë çështje

Në seancën dëgjimore Celibashi foli për financimin e paligjshëm të partive ndërsa shtoi se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.

16 Tetor 2024, 10:14 Nga N.F
Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi te
Celibashi

TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit ka marrë pjesë edhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Në seancën dëgjimore Celibashi foli për financimin e paligjshëm të partive ndërsa shtoi se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.

Ai theksoi se do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja.


“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvete ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi.

Sepse financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekteve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal. Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimin e procesit penal.

Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja. S’ke asnjë lloj mekanizimi për të verifikuar pohimet publike, nëse është apo jo i vërtetë”, tha Celibashi.


Sipas Celibashit, duhet ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partië poltike që t’i jepet mundësia e verifikimit të financimeve të paligjshme në partitët poltike dhe më pas t’i adresojë ato në organet kompetente.

"Dhe në lidhje me financimin e partive politike apo fushatave zgjedhore, KQZ nuk ka çfarë të ndihmojë më shumë. Ajo që mbetet për tu adresuar dhe ne e kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme është përmirësimi i mekanizimit për raportimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore për veprimtarinë e tyre elektorale. 

Ajo që duhet të ndryshojë është financimi nga palët e treta sepse konstaton në financimin indirekt të partive politike dhe fushatave zgjedhore, dhe këto parti duke marrë financim në këtë mënyrë ndihen jo përgjegjëse për raportimin e financimit. Nga pikëpamja ligjore dhe formale rezultojnë në rregull po janë satelitë të tjerë që zhvillojnë fushatat për llogari të këtyre subjekteve politike, mund të jenë organizata të shoqërisë civile, ente të ndryshme, persona juridik që formalisht nuk lidhje me partitë politike por qartazi janë të angazhuara në fushatë she marrin financime, dhe për këto financime nuk ka asnjë detyrim për të raportuar.

Pra partitë politike qëndrojnë formal në lidhje me financimin e tyre sipas kodit zgjedhor, por nëpërmjet këtyre subjekteve arrijnë të marrin paratë qe duan për qëllimet e tyre politike. Kuvendi i Shqipërisë dhe partitë politike ta adresojnë  këtë shqetësim nëpërmjet ndryshimeve përkatëse të kodit zgjedhor", vijoi Celibashi.

celibashi komisioni i posacem i dezinformimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet