LIVE UPDATES
Politike

Meta: Modeli ynë ekonomik nuk do lejojë marrjen e borxheve për investime fasadë

Në Konventën e Partisë së Lirisë, Meta tha se Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim.

29 Tetor 2022, 12:11 Nga A.B
Meta: Modeli ynë ekonomik nuk do lejojë marrjen e borxheve për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se modeli i partisë në aspektin ekonomik nuk do të lejojë që të merren borxhe për investimet fasadë. Në Konventën e Partisë së Lirisë, Meta tha se Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare.

DEKLARATA E METËS:

Të dashur delegate dhe delegatë, Te dashur qytetarë, Sot do të miratojmë një Program që ofron zgjidhje konkrete për hallet e njerëzve. Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership politik të fortë dhe zgjidhje të jashtëzakonshme. Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës. Në ofrojmë një program politik dhe model qeverisës që bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi. Partia e Lirisë angazhohet për rivendosjen e sigurisë juridike në vend, për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe biznesit, që të mos u tjetërsohet prona private për arsye klienteliste, të mos u mbyllet biznesi në mënyrë abritrare për shkak se nuk paguajnë gjobën ndaj taksidarëve, të mos ikin investitorët e huaj për shkak të monopolizimit të tregut dhe ekonomisë nga interesat korruptive të qeverisë. Ne angazhohemi për një model ekonomik, që stimulon iniciativën dhe tregun e lirë, konkurueshmërisë dhe mirëqenie për të gjithë.

Përveç një pakete masash konkrete me “amortizatorë socialë” për zgjidhjen e krizës ekonomike, energjetike, ushqimore dhe inflacioniste, duhet urgjentisht të përballim edhe krizën demografike, shpopullimin, mplakjen dhe largimin e trurit dhe emigracionin masiv të rinisë shqiptare…

Për ne, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë diskutohet buxheti i shtetit. Partia e Lirisë ka një program të shkëlqyer për arsimin, sepse për shkak të Rilindjes, arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e arsimit tregohet qartasi me mbështetjen buxhetore për arsimin, e tregon mbështetja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Sipas Komisionit Europian, mësuesit në Shqipëri janë më të keqpaguarit në Evropë dhe rajon.

Dy herë më shumë paguhet një mësues në Malin e Zi se në Shqipëri, ndërsa pedagogët tanë janë në një grevë legjitime, sepse ata kërkojnë që brenda dy vitesh, pagat e tyre të Jenë sa ato të Kosovës. Prandaj, sikurse kam rritur pagat e pedagogëve kur isha Kryeministër në vitin 2000 qe ishte edhe krize ekonomike, në masën 58%, edhe sot mbështes kerkesat legjitime të tyre per rritjen e pages.

Rilindja e di se një popull i edukuar dhe një rini e mirëarsimuar kurrë nuk nënshtrohet. 

Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private. Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave. Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit.

Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare sot dhe për gjenerata me radhë. (për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, në nivel më të ulët se niveli i borxhit.)

Ndërsa në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë. Rënia pikiatë e produktivitetit të borxhit është treguesi më i mirë se rritja e borxhit i ka shërbyer vetëm Ramës dhe Rilindjes për të ekzekutuar vjedhje marramëndëse, me projekte publike të fryra disa fish. Por rritja e borxhit nuk i ka shërbyer qytetarëve, sepse nuk i ka shërbyer prodhimit, hapjes së vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së tyre. Ndërkohë, kosto e borxhit është dyfishuar dhe këtë e paguajnë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkohë, raporti i borxhit publik kundrejt eksporteve të mallrave në vitin e kaluar ishte 12.8 për Shqipërinë dhe 1.1 për Maqedoninë, 1.3 për Bosnjen dhe 1.7 për Serbinë.

ilir meta konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim