LIVE UPDATES
Politike

Konventa e PL/ Zbardhet rezoluta, ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum

Rezoluta shprehet se në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: referendumin.

29 Tetor 2022, 11:56 Nga A.B
Konventa e PL/ Zbardhet rezoluta, ndryshimet në Kushtetutë vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Zbardhet Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë që në thelb ka referendumin. Rezoluta është prezantuar ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Rezoluta shprehet se në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: referendumin. Sipas rezolutës, Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.

REZOLUTA E PLOTË:

1. Në Nenin 6.1. në Kapitullin “Parimet Themelore”, shtohet paragrafi “f”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“f. Referendumi i brendshëm, si mekanizëm i përfaqësimit direkt të vullnetit të anëtarëve, lidhur me çështje të rëndësishme të organizimit të brendshëm, ndryshimeve statutore e programore dhe vendimmarrjeve të caktuara, strategjike të partisë.”

2.Në kapitullin VII me titull “Anëtarësimi”, shtohet Neni 7.3./1, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së PL-së në një Qendër Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë, shqyrtohet nga Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e QV-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse plotëson kushtet e Nenit 7.1. dhe pranohet, anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.”

3. Në Nenin 7.8. ku përshkruhen të drejtat e anëtarëve të Partisë së Lirisë, shtohen dy paragrafë të rinj “g” dhe “h”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“g. të propozojë mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti. Referendumi në këtë rast, mbahet kur atë e kërkojnë pesë mijë anëtarë në nivel kombëtar;

h. të votojë për çështje që hidhen në referendum, sipas parashikimeve të Nenit 19.3.;”.

      4. Neni 8.1., në Kapitullin “Masat Disiplinore” ndryshohet si më poshtë vijon:

“8.1. Çdo anëtar i PL-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara në Nenin 7.7., i nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.”

5. Në Nenin 8.2., si masë disiplinore, shtohet pika “c”, me përmbajtje si më poshtë vijon:c. çregjistrimi.”

6.     Neni 8.4., ku përcaktohen forumet që marrin masat disiplinore, ndryshohet si më poshtë vijon:

“8.4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të PL-së dhe të Kryetarit të Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Konventës Kombëtare, i drejtohet Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur apo të emëruar nga forumet e PL-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.”

7.     Neni 9.4., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel vendor, ndryshohet si më poshtë vijon:

“9.4. PL-ja në nivel vendor ka këtë organizim:

Organizata pranë Qendrës së Votimit – OQV

Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative – KNJA

Komiteti Drejtues i PL-së në Bashki – KDB

Kryesia e PL-së në Bashki

Sekretari Politik i Qarkut”.

8.Në Nenin 9.5., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel qendror, hiqet “Departamenti i Organizimit”.

9.Në Kapitullin X, titullit “Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative”, i shtohet togfjalëshi “(ish--komunat)” dhe Neni 10.10., ndryshohet si më poshtë vijon:

“Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative (ish-komunat)

10.10. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e PL-së në OQV.”

Nenet 10.11., 10.14. dhe 10.15., që I referohen Kryesisë së Partisë së Lirisë në Njësitë Administrative, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:

10. Neni 10.11.:

“Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së PL-së në Njësinë Administrative.”

11. Neni 10.14.:

“Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:

a.     Organizon dhe koordinon punën e Organizatave të PL-së pranë Qendrës së Votimit, në territorin administrativ të Njësisë Administrative;

b.     Administron regjistrin e anëtarësisë së PL-së në nivel njësie administrative;

c.      Mund të propozojë kandidaturat për deputetë, për organet e qeverisjes vendore apo për çdo organizatë tjetër, ku kërkohet përfaqësimi politik i PL-së në territorin administrativ të saj;

d.     Monitoron dhe administron procesin e mbledhjes së kuotizacioneve;

e.     Koordinon punën e PL-së në të gjitha fushat, politike, ekonomike, shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e PL-së pranë QV-ve dhe anëtarët e PL-së, por edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror, përkrahës të PL-së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të PL-së;

f.       Miraton pranimet, këshillimet, pezullimet apo çregjistrimet nga PL-ja, sipas parashikimeve të Neneve 8.3. dhe 8.4.;

g.     Organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti, për në organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në zonën zgjedhore përkatëse, në përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të PL-së;

h.     Raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e PL-së në Bashki, për aktivitetin e PL-së në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.”

12. Neni 10.15.:

“10.15. PL në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari i PL-së në Njësinë Administrative, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të fshehtë nga anëtarët e Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.”

13. Nenet 10.17., 10.18., 10.19. dhe 10.20., nën titullin “Konventa e PL-së në Bashki” shfuqizohen.

14. Neni 10.21., ku sanksionohen kompetencat dhe organizimi i Komitetit Drejtues në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:

“10.21. KD i PL-së së Bashkisë realizon drejtimin politik dhe organizativ të PL-së në periudhën midis dy zgjedhjeve në parti:

a.     KD i PL-së së Bashkisë përbëhet nga Kryetarët e PL-së të njësive administrative, të zgjedhurit në organet e qeverisjes vendore, kryetarja e LGI-së së Bashkisë, kryetari i LRI-së së Bashkisë dhe Kryetarët e Organizatave të Qendrave të Votimit në tërritorin e asaj Bashkie;

b.     Përgjigjet për zbatimin e vendimeve të Konventës Kombëtare, të KDK-së, si dhe të Kryesisë së PL-së;

c.      Koordinon veprimtarinë e PL-së në të gjitha fushat: politike, ekonomike e shoqërore;

d.     Në mbledhjen e parë pas konstituimit, KDB zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretarët e PL-së së Bashkisë;

e.     Komiteti Drejtues, si rregull, duhet të mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj. Ai thirret me kërkesë të Kryesisë së PL-së, me kërkesë të Kryesisë së PL-së në Bashki dhe nga një e treta e anëtarëve;

f.       KDB ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy zgjedhjeve të brendshme, deri në 25% të numrit të anëtarëve të tij;

g.     Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë për Kryetarin e PL-së në Bashki, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PL-së në Bashki, paraqitet vetëm një kandidaturë.”

Nenet 10.22., 10.23. dhe 10.24., ku përcaktohet organizimi dhe kompetencat e Kryesisë së Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohen respektivisht si më poshtë:

15. Neni 10.22.:

“10.22. Kryesia e PL-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e PL-së të Njësive Administrative, që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e PL-së.”

16. Neni 10.23.:

“10.23. Kryesia e PL-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në muaj. Ajo thirret nga Kryetari  i PL-së në Bashki ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së PL-së në Bashki.”

17. Në Nenin 10.24., shfuqizohet paragrafi “e”.

18. Neni 10.25., ku sanksionohet roli i Kryetarit të Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:

“10.25. Kryetari i PL-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim të fshehtë, me më shumë se një kandidat, sipas parimit një anëtar-një votë, ose në mungesë të kandidaturave alternative, zgjidhet me votim të fshehtë nga KDB, për  një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të PL-së në Bashki, e merr Kryesia e PL-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të paraqitura.”

19. Nenet 10.31., 10.32., 10.33. dhe 10.34., nën titullin “Kryesia e PL-së së Qarkut”, shfuqizohen.

20. Pas Nenit 10.30., shtohet titulli “Sekretari Politik i Qarkut” dhe nen i ri, me numër 10.31., me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Sekretari Politik i Qarkut

10.31. Sekretari Politik i Qarkut caktohet me vendim nga Kryesia e PL-së.

Sekretari Politik i Qarkut koordinon dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat zgjedhore.”

21. Në Nenin 11.7., ku përcaktohen kompetencat e Konventës Kombëtare, shtohet paragrafi “g”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë Kryetarin e PL-së, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjen e Kryetarit të PL-së, paraqitet vetëm një kandidaturë.”

Nenet 11.12. dhe 11.14., nën kapitullin ku përcaktohet organizimi dhe funksionet e Komitetit Drejtues Kombëtar, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:

22. Në Nenin 11.12., paragrafi “n”, ndryshohet si më poshtë vijon:

“n. Komiteti Drejtues Kombëtar ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy Konventave, deri në 25% të anëtarëve të KDK-së;”

Si dhe shtohet paragrafi “u”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“u. propozon me shumicën e anëtarëve mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti dhe miraton me vendim procedurën për zhvillimin e referendumeve.”

23. Në Nenin 11.14., pas togfjalëshit “…me vendim të Kryesisë”, shtohet togfjalëshi “… ose nga Kryetari i PL-së.”

24. Në Nenin 11.20., ku sanksionohet “Kryesia e Partisë së Lirisë”, paragrafët “g”, “h” dhe “j” ndryshojnë përmbajtjen si më poshtë vijojnë respektivisht:

“g. miraton numrin e anëtarëve të KDB-ve;

h. miraton listën e kandidatëve për kryetarë të PL-së të bashkive, që do t’i nënshtrohen më pas procesit të votimit në strukturat përkatëse;

j. përcakton Sekretarin Politik të Qarkut;”

25. Nenet  11.21., 11.22. dhe 11.23., nën titullin “Kryesia Ekzekutive” shfuqizohen.

26. Në Nenin 11.25., nën kapitullin “Kryetari i PL-së”, shtohet paragrafi me përmbajtje si më poshtë vijon:

“11.25. … Nëse pas përfundimit të afatit të aplikimeve për konkurrimin për Kryetar të PL-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e Kryetarit të PL-se bëhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare, me votim të fshehtë.”

27. 28.Shtohet kapitull i ri me numër XIX, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“XIX. MBAJTJA E REFERENDUMEVE

19.1. Anëtarët e PL-së kanë të drejtë të propozojnë mbajtjen e referendumeve.

19.2. Çështjet që mund të shqyrtohen në referendum janë ato lidhur me normat e Statutit, Programit dhe organizimit të brendshëm të PL-së.

19.3. Referendumet në PL mund të thirren nga shumica e anëtarëve të KDK-së së PL-së ose nga pesë mijë anëtarë. Për votimin e referendumeve thirret në votim e gjithë anëtarësia në nivel kombëtar.

19.4. Çështja e hedhur në referendum konsiderohet e miratuar, kur atë e votojnë pro, jo më pak se tre të pestat e anëtarëve pjesëmarrës në votim.

19.5. Procedurat për zhvillimin e referendumeve përcaktohen me vendim të KDK-së së PL-së.”

29. Shtohet kapitull i ri me numër XX, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“XX. DISPOZITË TRANZITORE

20.1. Në rastet kur një apo më shumë strukturave të organizimit qendror apo vendor të PL-së iu ka kaluar afati statutor i ushtrimit të kompetencave apo funksioneve të tyre, vendimet merren sipas rastit nga strukturat e tjera, të cilat vazhdojnë të gëzojnë legjitimitet sipas Statutit.”

konventa e partise se lirise

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim