Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta u shpreh se PL është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpirtin e lirë dhe patriotik.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u zotua se do ua rikthejë Shqipërinë të rinjve. Gjatë konventës së Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se PL është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpirtin e lirë dhe patriotik. Kreu i PL shtoi se misioni i tyre është që t'u japin shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë që iu janë mohuar.
FJALA E METËS:
Të dashur delegate dhe delegatë!Mirëseerdhët në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Papa Françesku ka thenë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”… Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj. Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpritin e lirë dhe patriotik. Misioni ynë është tu japim shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet dhe të lirë në Atdheun e tyre. Misioni ynë është që Shqipëria tu përkasë të rinjve. Ndaj ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë, të rinjtë dhe profesionistët, e që po kërcënon identitetin dhe të ardhmen e kombit dhe familjeve tona. Vetëm për shkak të Rilindjes, Shqipëria, vendi me moshën e popullsisë më të re në Europë deri para 10 vitesh, është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të Rilindjes, qytetarë të pafajshëm, të rinj dhe fëmijë, vriten në mënyrë të përsëritur nga dora e policisë dhe askush nuk dënohet e jep llogari.
Vetëm për shkak të Rilindjes, sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pagat dhe pensionet më të ulëta edhe në rajonin tonë, por kemi edhe çmimet më të larta të karburantit, ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimit të arsimimit, të qirave të banesave, etj… pra të kostove bazike të jetesës. Ashtu, siç kemi edhe taksat më të larta në rajon! Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë.
Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve qysh pas rrëzimit së diktaturës komuniste në fillim të viteve 90’… Sfida reale e opozitës nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë…sepse të gjithë qytetarët tashmë e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë dhe më tepër…
… si ai kryefamiljari që përlotet bashkë me fëmijët e tij tek pragu i shtëpisë së shkatërruar nga fadroma e qeverisë…
…si ai pensionisti që nuk ka mundesi të blejë ilaçet…
…si ai punëtori i krahut që nuk ngop dot familjen me bukë thatë…
…si ai biznesi i vogël që nuk mbijeton dot nga taksidarët që rrijnë tek dera…
…si ai i riu që luan me vdekjen për të ikur me gomone në Angli e kështu me rradhë…
Pra, për shumicën e shqiptarëve jeta është kthyer në një dramë dhe tmerr pa fund, ndërsa për disa të privilegjuar është një parajsë ku mund të luhet bixhoz me jetën e gjithsecilit dhe me pasurinë tonë kombëtare… Koha nuk pret më! Koha është tani, që Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar t’i japi fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë shqiptarëve. Ndaj Partia e Lirisë angazhohet solemnisht, ti japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!
Sundimi i ligjit do të garantohet:
…nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,
…nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,
…nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria..
…nga mirëqeverisja dhe meritokracia..
…nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm…
…nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës…
…nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.
Koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve tanë…
Shqipëria do t’i përkasë të rinjve…sepse një shoqëri dhe një popull pa rini është si një trup pa shpirt…Është kjo bindje e palëkundur, që duhet të mbajë gjallë frymën dhe kauzën madhore të Partisë së Lirisë dhe Opozitës së Bashkuar… Prandaj në këtë Konventë Zgjedhore të Partisë së Lirisë ne do të shpalosim Programin tonë politik, strategjinë, zgjidhjet tona, aksionin, ekipin e ri drejtues dhe mobilizimin jo vetëm opozitar por mbarë-kombëtar. Ne jemi të vetëdijshëm, që në udhëkryqin e rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria, lufta e vërtetë dhe e pa-kompromistë e qytetarëve është të zgjedhin mes diktaturës dhe lirisë, mes dëshpërimit dhe shpresës, mes varfërisë së tejskajshme dhe zhvillimit, mes skllavërimit modern për bukën e gojës dhe punësimit dinjitoz…
Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë dhe qeveri pakice që i mbijeton zemërimit dhe verdiktit popullor… Prandaj, për Partinë e Lirisë, referendumi është manifestimi më sublim i demokracisë direkte dhe vullnetit të sovranit! Kur pushteti autokratik vjedh votën e lirë, përdhos demokracinë dhe Kushtetutën e vendit, atëhere referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit! Ne do ta rivendosim demokracinë dhe çlirojmë institucionet e grabitura, duke i rikthyer në shërbim të qytetarëve. Nuk do të ketë kauza të mëdha dhe vendime strategjike për të ardhmen e vendit pa ushtrimin e vullnetit të sovranit përmes referendumit!
Ilir Meta TIRANË- Zbardhet Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë që në thelb ka referendumin. Rezoluta ësh...
Edi Rama dhe Sali Berisha DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ia thotë dot emrin Sali Berishës, pasi nuk ndihet mirë e i vjen ...
Edi Rama PESHKOPI- Lajmin për largimin e policëve nga detyra e ka komentuar ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se e gjith...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka premtuar 24 orë ujë për Bulqizën. Gjatë takimit me banorët, Rama u shpreh ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së konventës së p...
Skavica DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Peshkopia se projekti i Skavicës për ndërtimin e hidrocentralit do të bë...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për gazetarët para nisjes së konventës së PL-s&...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi, por të investojnë. ...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se rruga e Arbrit ka shfaqur probleme për shkaqe gjeologjike. Nga takimi me ban...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Nga Dibra, Rama u shpreh se seci...