LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e kopshtit "Zubeyde Hanim"/ Tensionohet Luçiano Boçi: Do i shtrëngoja grushtat për të mos e goditur Edi Ramën

Luçiano Boçi tha se po të ishte në vendin e tyre, do e kishte shumë të vështirë që të mos qëllonte në fytyrë kryeministrin Edi Rama. 

7 Nëntor 2022, 17:40 Nga k.m.
Mbyllja e kopshtit "Zubeyde Hanim"/ Tensionohet Luçiano
Luçiano Boçi

TIRANË- Për një moment, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është tensionuar teksa diskutonte me prindërit e fëmijëve që shkonin në kopshtin “Zubeyde Hanim”. Në një takim me prindërit, Boçi tha se po të ishte në vendin e tyre, do e kishte shumë të vështirë që të mos qëllonte në fytyrë kryeministrin Edi Rama. 

"Do thoni ju që mua më takon ta shaj Edi Ramën. E vë veten time në pozitën tuaj dhe nuk e di sesa do i shtrëngoja grushtat për të mos e goditur në momentin që do e kisha para, po ta bënte me fëmijën tim. A po ju orientoj unë që të bëni një gjë të tillë? Jo. Nuk duhet ta bëni një gjë të tillë se shoqërua ka mekanizma të tjerë, ka forma revolte. Shqetësimet tuaja, janë edhe shqetësimet tona,"-tha Luçiano Boçi.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Në fakt doja atë thoja, nga përvoja ime, kjo sallë nuk ka qenë kurrë më e gëzuar dhe kaq e bukur sa sot për shkak të pranisë së fëmijëve tuaj. Por nga ana tjetër, e di shumë mirë qe jeni të hidhëruar, jeni shumë të lënduar, madje të revoltuar sepse jeni prekur në atë që është gjëja me e shënjtë dhe më e dashur e njeriut, më e ndjeshme, që është fëmija. Tek e fundit, fëmijët janë arsyeja pse ekzistojmë, pse punojmë, pse bëjmë politikë, pse luftojë, pse jemi këtu dhe në fund të fundit për gjithçka, çdo investim i yni ka një emër, ka fëmijën tonë.

Goditja e fëmijës është akti më anti-njerëzor që mund të bëjë një qeveri. Sigurisht është një akt vasaliteti i hapur, i pështirë ndaj sovranitetit që kanë qënë në historitë botërore të ndryshme, kanë prekur territore, kanë prekur institucione, por kurrë në asnjë rast, në asnjë vend, nuk kanë prekur dhe nuk kanë arritur tek fëmija siç ka ndodhur në rastin e këtij kopshti.

Nuk është thjesht çështje emocionale, është çështje institucionale. Model sjellje anti-njerëzore e një qeverie që është armike e qyetarit. E ka dëshmuar në shumë forma, në disa faza të qeverisjes, me shumë kategori dhe tek e fundit ka arritur atje ku askush nuk mund të arrijë, ka arritur tek fëmija. E ka bërë Edi Rama. Do thoni ju që mua më takon ta shaj Edi Ramën. Jo, nuk po e shaj, unë po e denoncoj bashkë me ju. Jam po kaq i prekur sa dhe ju sepse e vendos veten në pozitën tuaj dhe nuk e di sa do t’i shtrëngoja grushtat për mos ta goditur momentin që do ta kisha përpara nëse do e bënte me fëmijën tim.

A po ju orientoj unë që të bëni një gjë të tillë? Jo, nuk them që duhet ta bëni një gjë të tillë sepse shoqëria ka mekanizma të tjerë, ka forma të tjera të revoltës, ka dhe takime të tilla, të cilat në ndajmë shqetësimet tona sepse shqetësimet tuaja kanë qenë edhe shqetësimet tona. Këtë e them me bindje, ka qenë jo vetëm doktori që e ka ngritur këtë çështje dhe Znj.Ina Zhupa në parlament k akërkuar një sënacë të plotë pyetjesh me ministren, unë përsonalisht kanë kërkuar seancë dëgjimore në komisionin e arsmimit. Kemi dështuar për shkak të mungesës së vullnetit të anëtarëve të maxhorancës. Por në çdo rats të daljes sonë në foltoren e parlamentit e kemi denoncuar mbylljen e kopshtit dhe të shkollës si akt antikushtetues, antiligjor dhe antinjerëzor. Kaq kemi bërë, çështja është si do vazhdojë. Prandaj është edhe takimi i sotëm, sepse nuk mjaftojnë vetëm fjalët por duhen dhe aktet.

Reagimi juaj ka qenë i menjëhershëm,, sikurse dhe reagimi ynë, por në vzhdimësi ne duhet të koordinojmë pikërisht këtë: veprimin tuaj human, prindëror me veprimin tonë politik për t’i vënë fre veprimeve të tilla të cilat i kemi ndeshur në mënyrë sporadike kudo në shoqëri. Nuk e kemi ngritur zërin dhe tani që erdhi veprimi abuziv tek fëmija duhet të ulërasim.

Duhet të ulërasim ju vetëm për të protestuar, por edhe për të bërë gjithçka për të ndryshuar situatën politike në Shqipëri.

Nuk po e bëj këtë për të shfrytëzuar dhimbjen tuaj dhe situatën e fëmijëve tuaj, këtë e bëj si kërkesë jo vetëm tuajën, është kërkesë e gjithë shoqërisë megjithëse është konkretizuar në këtë veprim abuziv ndaj fëmijëve tuaj. Dhe nuk duhet të nisemi thjesht nga ajo çka ndodh tek ne vetë, duhet të tejkalojmë dhe vetën , çka ndodh në shoqërinë shqiptare, në komshiun tim, në lagjen time. Dhe kur kthej kokën dhe gjithçka është e zezë dhe mbaron e zeza me fëmijën tim, atëherë çfarë ngelet për mua. Ngelet veprimi politik dhe revolta politike.

Dhe njëherë tjetër ju falenderoj dhe kemi shumë dëshirë t’ju dëgjojmë për shqetësimet që keni, për rrugët që duhet të ndjekim. Ju garantojmë, kryetari i Partisë Demokratike e tha, ne do na keni në krah, do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj dhe do jemi pranë çdo nisme tuajën për ta zgjidhur këtë problem dhe për t’i dhënë përgjigjen e duhur Edi Ramës dhe jo vetëm në rrugët ligjore porn ë çdo lloj rruge që ju e mendoni që është efektive.

“Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

luçiano boçi mbyllet zubeyde hanim zubeyde hanim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje