LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e kopshtit "Zubeyde Hanim", Berisha: Ka probleme Erdogan, urdhëron vasalin. Ka paguar një xhami, edhe...? Do ia kthejmë paratë

Me këtë të fundit nuk i kryseu as paralajmërimet, madje i premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do t'i kthehen paratë për ndërtimin e xhaminë e Namazgjasë. 

7 Nëntor 2022, 17:07 Nga k.m.
Mbyllja e kopshtit "Zubeyde Hanim", Berisha: Ka probleme Erdogan,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me prindërit e fëmijëve që shkonin në kopshtin "Zubeyde Hanim", i cili u mbyll pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit. Në fjalën e tij para prindërve, numri një i Partisë Demokratike, Berisha tha se Shqipëria nuk mund të jetë një provincë e Turqisë dhe të bëhet sesi thotë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Me këtë të fundit nuk i kryseu as paralajmërimet, madje i premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do t'i kthehen paratë për ndërtimin e xhaminë e Namazgjasë. 

"Ka probleme politike ai (Erdogan), e urdhëron vasalin e tij të mbyllë kopshtin. Vetëm një anti-prind e bën këtë. Kjo është historia më e turpshme në Europë. Do merrem me presidentin e Turqisë, se nuk dua që vendimet për këta vogëlushë t'i marrë Turqia. E di mirë Erdogan fjalën time... Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Ky është akt terrorist ndaj fëmijëve, që e ushtron Edi Rama me urdhër të padronit të tij. Kjo është e vërteta. Kur arrin dhe merr një vendim për të ua mbyllur kopshtin 250 fëmijëve, prisni ju se çfarë do të ndodhë me Komunitetin Mysliman. Por unë këtë e quaj më të rëndësishme, këtë të kopshtit e quaj të papranueshme. Është akt terrorist psikologjik ndaj fëmijëve. Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Jo more zotëri, atë xhami do të ja paguajmë një për një. Nuk mund të sundohet Shqipëria se ndërton një xhami,"-tha Berisha në fjalën e tij. 

FJALA E PLOTË e BERISHËS:

Mbylljen e kopshtit të fëmijëve, e kam konsideruat dhe konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur, sovran. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmijë, asgjë nuk detyron më shumë se fëmija. Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet. Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit. Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie. Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është asht anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet. Del dhe e falënderon ministri i Jashtëm turk, i cili dikur ka qenë një njeri i shquar i të drejtave të njeriut. Këtu është shkelur çdo ligj, rregull, parim, njerëzor, kushtetues, ligjor. Por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën e time, se në këtë mënyrë në këtë vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës. Çfarë do të thotë kjo. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Çfarë interesash janë këtu. Këtij mund ti thuash çdo fjalë, por nuk ka asnjë gjë shqiptare. Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga. Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve. Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet e fëmijëve, shkollat. Nga më të shkëlqyerat. Kolegji ‘Mehmet Akif’ i ka nxënësit në universitet me të mira të botës. Ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA dhe ky merr i ve drynin. Pse, sepse ai tjetri atje e konsideron Shqipërinë si një provincë të Turqisë. Unë jam shumë i revoltuar dhe ju garantoj se do të jem një zë i fuqishëm në mbrojtje tuaj. E gjithë Shqipëria është me ju. Kjo që ka ndodhur është në shkeljen më flagrante të të drejtave të fëmijëve, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ne jemi firmëtarë. Do të shikohet mundësia e padisë së tij, në të gjitha gjykatat. Ky është akt terrorist ndaj fëmijëve, që e ushtron Edi Rama me urdhër të padronit të tij. Kjo është e vërteta. Kur arrin dhe merr një vendim për të ua mbyllur kopshtin 250 fëmijëve, prisni ju se çfarë do të ndodhë me Komunitetin Mysliman. Por unë këtë e quaj më të rëndësishme, këtë të kopshtit e quaj të papranueshme. Është akt terrorist psikologjik ndaj fëmijëve. Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Jo more zotëri, atë xhami do të ja paguajmë një për një. Nuk mund të sundohet Shqipëria se ndërton një xhami.

 “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

sali berisha mbyllet zubeyde hanim zubeyde hanim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet