LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e drejtuesve të PL-së, Meta letër nga burgu: Të ngrihemi të gjithë kundër një qeverie që është bërë palë me bandat

Meta ka deklaruar se edhe buxheti i vitit 2025 është një projekt për vjedhje të parave publike, përmes PPP- ve, shumica e të cilave sipas tij janë nën hetim.

25 Nëntor 2024, 20:45 Nga r.ll
Mbledhja e drejtuesve të PL-së, Meta letër nga burgu: Të
ilir meta

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së,  Tedi Blushi, në një takim me strukturat e PL-së në Tiranë se më 6 dhjetor do të organizojnë protestë para Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së tij, Blushi lexoi një letër nga burgu të Metës, i cili deklaron se Shqipëria sot ndodhet në një "narko-shtet" dhe "narko-drejtësi".

Meta ka deklaruar se edhe buxheti i vitit 2025 është një projekt për vjedhje të parave publike, përmes PPP- ve, shumica e të cilave sipas tij janë nën hetim. Ai shton se prandaj Partia e Lirisë ka përgatitur Amendamentet e saj për rishikimin e këtij projekt buxheti në sintoni me 5 prioritetet e PL-së për shqiptarët. 

Meta bën thirrje nga burgu për pjesëmarrje në protestë, ku thotë se duhet të ngrihemi të gjithë kundër një "qeverie që është bërë palë me bandat".

Letra e plotë e Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, drejtuar Shtabit Drejtues të Tiranës

Të dashur drejtues të Partisë së Lirisë për Tiranën.

Në pamundësi të cdo komunikimi tjetër me ju, për shkak të izolimit ekstrem ku ndodhem nga Narkoregjimi I Dumdumanëve dhe Ramovicit, ju përshëndes përzemërsisht e plot mirënjohje për solidaritetin tuaj dhe qëndresën e pamposhtur në këto kohë decizivejo vetëm për ekzistencën e demokracisë dhe pluralizmit politik, por edhe për ekzistencën e Kombit tonë dhe të familjes shqiptare.

Metamorfoza e Reformës në Drejtësi me 140 vota që u kthye në një Ramaformë me 69 vota e cila instaloi hap pas hapi grushtin e Shtetit sorosist dhe mafioz në vendin tonë, I cili ekzekutohet cdo ditë jo vetëm përmes një Qeverie arbitrare, të dhunshme e bullizuese ndaj qytetarëve, por edhe përmes një junte spakistësh të cilët dhunojnë Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe kanë asgjesuar pavarësinë e gjykatave në cdo nivel, përfshirë edhe atë të Gjykatës Kushtetuese sic u ridëshmua edhe në rastin e fundit të cështjes Berisha, është jo vetëm alarmuese, por thirrje për Mosbindje Civile.

Rezultatet e fundit të C.D.I dhe P.P.E, janë një mesazh i qartë se Narkoregjimi i instaluar në Tiranë prej vitesh edhe me ndihmën e Mckonigalëve dhe diplomatëve të korruptuar nuk mund të kamuflohet më e të paraqitet si histori “ Suksesi”

Po kështu Buxheti 2025 është më antisociali dhe mizori për shumicën e qytetarëve e sidomos për 700.000 pensionistët që do të varfërohen më tej, për shumicën dërrmuese të punonjësve dhe një goditje e pamëshirshme ndaj bujqësisë dhe prodhimit vendas.

Po kështu ky është Buxheti që thellon rrokullisjen e arsimit drejt honeve të injorancës dhe analfabetizmit funksional si dhe Buxheti I braktisjes të mëtejshme të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve tanë.

Është thjesht një projekt për megavjedhje të reja të parave publike përmes disa klientëve të Edi Ramës, përmes PPP- ve, shumica e të cilave janë nën hetim,  veprave publike me shumëfishimin e kostos reale dhe Inceneratorit që nuk ekziston.

Ndaj edhe Partia e Lirisë ka përgatitur Amendamentet e saj për rishikimin e këtij projekt buxheti në sintoni të plotë me 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus.

Por smund të priten surpriza nga një Parlament I verbër dhe I shurdhët I cili prej kohësh ngjason me një komisariat shtesë të Narkoregjimit ku keqtrajtohet Opozita që të mos funksionojë llogaridhënia dhe të mos dëgjohet zëri I qytetarëve që vuajnë padrejtësitë, arbitraritetin e pushtetit në cdo nivel dhe varfërinë që ka prekur shumicën e familjeve shqiptare.

Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të Partisë së Lirisë ti bashkohen Mosbindjes Civile, që pensionistët të mos vdesin për shkak të mosrimbursimit të ilaceve, që fëmijët të mos vriten në oborrin e shkollave, që Drejtoritë të mos ju shpërndajnë drogë nxënësve, që Narkodrejtësia të mos thërrasë një fshat të tërë në SPAK për një autokombanjë, port ë arrestojë pronarët faktikë të Inceneratorit të Tiranës.

Të ngrihemi të gjithë kundër një Qeverie që është bërë palë me bandat dhe Oligarkët kundër qytetarëve të ndershëm, dhe kundër Narkodrejtësisë që është bërë palë me Edi Ramën kundër Opozitës dhe kundër zgjedhjeve të lira e konkuruese.

Ju falenderoj të gjithëve për punën e palodhur dhe kurajoze që po bëni dhe shpreh bindjen në patriotizmin dhe atdhedashurinë tuaj e cila na lidh fortë jo vetëm me njëri –  tjetrin, por edhe me të gjithë shqipëtarët liridashës kudo që ndodhen.

Partia jonë duhet të jetë në ballë të përpjekjeve dhe sakrificave për Liri dhe Demokraci, sepse ne jemi Parti Patriotike e cila interest Kombëtare i ka të shenjta, e cila jo vetëm ka ngritur prej kohësh alarmin kundër projektit ogurzi të shpopullimit të qëllimshëm, pork a edhe një program shumë konkret  kundër shpopullimit.

Ne jemi Parti Patriotike jo vetëm se Arsimin e kemi një prioritet madhor, por edhe edukimin atdhetar të gjeneratave të reja si edhe forcimin e identitetit tonë Kombëtar.

Ne jemi Parti Patriotike sepse kemi një program të qartë  për mbështetjen e prodhimit vendas si në bujqësi, blegtori edhe në industri e manifakturë. Me ne Shqipëria nuk do të jetë një gropë e madhe importesh por një fuqi eksportuese sic është edhe prioriteti ynë final.

E vetmja rrugë e sigurt që na mundëson realizimin e këtij programi në interes të gjithë shqipëtarëve është përballja dhe rëzimi i Narkoregjimit. Prandaj të shumëfishojmë forcat dhe bashkëveprimin me njëri tjetrin dhe të gjithë Opozitarët e vërtetë për të shporrur këtë pakicë të instaluar përmes krimit dhe korrupsionit. Fitorja u përket guximtarëve dhe Patriotëve, ndaj edhe fitorja na përket neve.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?