LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë më 6 dhjetor para SPAK, Blushi: Rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale

Në mbledhje sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, tha se arrestimi i Ilir Metës është rrëmbim politik dhe vijim i "grushtit të shtetit".

25 Nëntor 2024, 19:07 Nga r.ll
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë më
foto ilustruese

TIRANË- Në mbledhjen e Shtabit Drejtues të PL në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste para Prokurorisë së Posaçme, pas arrestimit të kreut të partisë, Ilir Meta. Protesta është njoftuar për në datën 6 dhjetor, në orën 12:00 para SPAK. Në mbledhje sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, tha se arrestimi i Ilir Metës është rrëmbim politik dhe vijim i "grushtit të shtetit".

Ai lexoi edhe një letër nga presidenti i PL-së, në të cilën thuhet se ka nisur stina e protestave para Prokurorisë së Posaçme dhe se kjo është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale. PL akuzon SPAK se po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese dhe që me urdhër direkt të tij e ka shndërruar sot Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë. 

FJALA E PLOTË E TEDI BLUSHIT: 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar,
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, organizatës më të fuqishme rinore në vend,
Të nderuar vajza dhe gra të Lëvizjes së Gruas për Integrim, aseti më i vyer i Partisë së Lirisë,

Të nderuar anëtarë të Shtabit të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm Drejtues të Tiranës, që keni marrë përsipër misionin historik, patriotik dhe kombëtar për t’i prirë fitores së afërt të Partisë së Lirisë dhe të Opozitës së Bashkuar në kryeqytet, të shndërruar sot në simbolin më domethënës të korrupsionit të përbindshëm dhe inkriminimit të tmerrshëm, për shkak të kryehajdutit dhe banditit Erion Veliaj, që duhet të ishte pas hekurave për megaaferën e inceneratorit që nuk ekziston dhe si drejtues i organizatës kriminale 5 D, por që vijon të jetë i lirë për të vijuar me vjedhjet monstruoze vetëm për shkak të imunitetit, dhe mbrojtjes politike që po i garanton struktura kriminale apo kryevepra e drejtësisë së sorosifikuar në vend, SPAK-u.

Është kënaqësi e veçantë të zhvillojmë sot këtë takim të përbashkët, në krye të një procesi shumë energjik që kemi nisur për intensifikimin dhe domosdoshmërinë e përshkallëzimit të aksionit tonë opozitar në terren, derë me derë, në çdo lagje, në çdo fshat dhe në çdo qytet të Shqipërisë me qëllimin e vetëm shkurtimin e ditëve të Narkoregjimit. Më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të ngrohta dhe të përzemërta të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe t’ju falenderoj me shumë përulësi dhe me mirënjohjen më të pakufijshme, në veçanti secilin prej jush, për sakrificat e panumërta, për qëndresën heroike, për punën e palodhur dhe të mrekullueshme, për angazhimin e vyer dhe përkushtimin frymëzues në këto momente shumë vendimtare për vendin dhe të ardhmen e tij.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të ngrihemi në këmbë dhe të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të gjithë shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj. Narkoregjimi i Edi Ramës dhe Narkodrejtësia e Altin Dumanit kanë kaluar vijat e kuqe nëpërmjet platformës së tyre të qartë si drita e diellit për asgjësimin e opozitës, të pluralizmit politik dhe demokracisë.

Rrëmbimi terrorist dhe izolimi në burg politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa fakte penale dhe me zero prova është vijim i grushtit të shtetit të shtrirë në kohë dhe të realizuar me shkelje Kushtetute, ligjesh, procedurash dhe duke përdorur një skuadër të përzgjedhur prokurorësh dhe gjyqtarësh të nënshtruar totalisht dhe pa asnjë integritet dhe përgjegjshmëri.

SPAK është koburja kryesore që po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese dhe që me urdhër direkt të tij dhe të mafias ndërkombëtare e ka shndërruar sot Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë. Arrestimet politike, fund e krye kriminale, të urdhëruara nga tribuna e Kongresit të PS nga Edi Rama ndaj Presidentit Meta, Z. Berisha, Salianjit dhe Belerit janë prova të pakundërshtueshme për asgjesimin total të reformës në drejtësi, të shtetit të së drejtës dhe të instalimit të një regjimi mafioz.

Opozitës së Bashkuar në këto momente i kanë ardhur në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE, që rikonfirmojnë edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga Partia e Lirisë dhe opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë plotësisht legjitime dhe të drejta.

Në emër të Partisë së Lirisë përshendës sot fuqimisht vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me padinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që klasifikon këtë rast “leading”, të rëndësishëm dhe me prioritet duke e komunikuar në një kohë shumë të shpejtë, marrë parasysh se nuk ka ende vendim të Gykatës Kushtetuese.
Shqyrtimi i çështjes së Strazburg është dëshmi dhe një alarm për kapjen e gjyqësorit në Shqipëri dhe përdorimit kryekëput politik, që është kthyer në një problem ndërkombëtar.

Sorosifikimi i drejtësisë afërmendsh është në vend të parë në botë, pasi edhe indekset e drejtësisë janë provuar se janë më keq se në Vietnamin njëpartiak. Ndaj dhe rezolutat e CDI dhe PPE, tregojnë se koha kur Rama i blinte të gjithë ndërkombëtarët dhe heshtjen e tyre ka mbaruar.

Por vendimtare mbetet qëndresa e brendshme e vetë shqiptarëve kundër regjimit, si edhe organizimi i shqiptarëve në Europë, SHBA e kudo për të protestuar dhe për t’u mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme.
Narkoregjimi sot mbahet në këmbë vetëm falë një strukture kriminale, SPAK e cila shërben vetëm si hanxhar në duart e Edi Ramës, për të asgjesuar Pluralizmin Politik, për të asgjesuar Opozitën e vërtetë.

Një strukturë e cila në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ka izoluar me masë ekstreme, Presidentin Meta, ka izoluar me “Arrest ShtëpiE” Liderin historik të PD- së Prof. Dr. Sali Berishën dhe po bën cdo përpjekje për të minuar një proces të rregullt, të ndershëm zgjedhor vetëm në funksion të vijimit edhe për katër vite të tjera të sundimit të këtij Narkoregjimi për katër vjet në kurriz të shqiptarëve.

Është një strukturë, e cila thellësisht dhe qartësisht po vepron në mënyrë kriminale, në mënyrë banditeske, në mënyrë terroriste kundër Opozitës, në funksion të axhendave personale dhe politike të Edi Ramës, cka na detyron ne dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriot për të filluar “Stinën” e protestave para këtij institucioni që sot po shërben vetëm për t’i garantuar mbrojtje dhe imunitet politik krimeve të tmerrshme dhe korrupsionit të përbindshëm të Edi Ramës.

Ndaj në 6 dhjetor, në ora 12:00 do të nisim stinën e protestave para SPAK-ut. Mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Vetëm me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme shqiptarët do t'i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Ndaj nesër, në ora 17:00, të marshojmë në Tiranë për të shprehur fuqishëm zemërimin qytetar për inkriminimin e tmerrshëm, korrupsionin skizofrenik dhe braktisjen e paskrupullt të qytetarëve, të pensionistëve, të të rinjve dhe të rejave nga Qeveria më antikombëtare që ka njohur vendi.

Braktisje dhe harresë që e dëshmojnë mijëra shqiptarë që vijojnë të ikin nga sytë këmbët për shkak të axhendës së qëllimshme antikombëtare që ka shpopulluar vendin me mbi 1 milion shqiptarë në 11 vite, të cilët edhe pse të detyruar nga Edi Rama të braktisin vendin rrihen brutalisht po prej tij, nga banditë të paguar, badigardë, anëtarë të bandave kriminale që e shoqërojnë në takimet me patronazhistët në Diasporë.

Barbaria ndaj protestuesve paqësorë në Londër është prova se Edi Rama e urren Diasporën, i urren shqiptarët patriotë ndaj të mobilizohemi fort që diaspora t’ia kthejë me ashpërsinë më të madhe ndëshkimin, jo me shuplaka por grushta Edi Ramës, në zgjedhjet e afërta parlamentare. Braktisje e qytetarëve e tregon më së miri edhe buxheti antisocial 2025, për fëmijët që vriten në oborr të shkollave dhe arsimin e braktisur, për qytetarët e pafajshëm që vriten në mes të Shkodrës sepse bandat kanë blerë zgjedhjet dhe vetë Qeverinë.

Buxheti i Shtetit i krijuar nga mundi dhe sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve ndodhet në duart e një Qeverie të korruptuar deri në palcë, që ka synim vetëm të vjedhë e të grabisë dhe jo të ndihmojë e mbështesë qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë. Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është Buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.
Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.

Në mbështetje të 5 Prioriteteve madhore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë kanë përgatitur dhe do të paraqesin për miratim 1⃣1⃣ amendamente për Buxhetin 2025 në seancën plenare për votimin nen për nen të tij.

Këto 1⃣1⃣ amendamente të Partisë së Lirisë kanë fokus të vetëm rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave, si dhe një mbështetje për Arsimin në të gjithë nivelet e tij, Kërkimin Shkencor dhe rritjen e pagave për pedagogët, për Shëndetësinë e Bujqësinë për gjendjen e rëndë që përjetojnë këta dy sektorë, si edhe gjithashtu mbështetjen për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ndaj Partia e Lirisë përmes deputetëve të saj do të paraqesë këto 1⃣1⃣ amendamente:
1️⃣. Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.
2️⃣. Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.
3️⃣. Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
4️⃣. Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.
5️⃣. Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.
6️⃣. Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
7️⃣. Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
8️⃣. Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.
9️⃣. Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.
????. Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
1️⃣1️⃣. Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.
Është koha të vrapojmë fuqimisht për të vënë në jetë 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe të intensifikojmë aksionin tonë, derë më derë, në çdo lagje, në çdo fshat dhe në çdo qytet të Shqipërisë për të përshpejtuar.

spak partia e lirise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë