Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas LSI, SPAK ka në dorë të gjithë dokumentet e denoncimit të asaj që ata e quajnë afera e madhe e inceneratorëve.
TIRANË- Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i kërkon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. LSI i kërkon SPAK-ut që të veprojë për të vendosur përpara drejtësisë të gjithë aktorët e skemës kriminale të inceneratorëve që përdorën të gjallë dhe të vdekur për të vjedhur miliona euro. Sipas LSI, SPAK ka në dorë të gjithë dokumentet e denoncimit të asaj që ata e quajnë afera e madhe e inceneratorëve.
“SPAK në provë për mega-aferën e inceneratorëve, Edi Rama ideatori i skemës së vjedhjes,”-tha Erisa Xhixho.
Deklarata e plotë e nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho
Të nderuar qytetarë,
Skandali i inceneratorëve i denoncuar me forcë nga LSI sa vjen e thellohet. Ai është shembëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit, është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit. Kjo megaaferë ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur, të cilët paratë që janë qarkulluar në emër të tyre nuk i kanë parë as në ëndërr. Ky grup i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama. • Janë 24 kompanitë fiktive me të cilat janë vjedhur plot 189 milionë dollarë, të cilat janë fonde publike.
• Ndërkohë, ne paguajmë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratat korruptive të Klodian Zotos, i cili ndodhet në kërkim. Por pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. Të varfërit sa vijnë e shtohen në vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të certifikuar nga bordi i zhvatjes. Të varfrit shtohen përditë në Shqipëri, ku qeveria injoron çdo nismë që do të lehtësonte sadopak barrën e krizës së çmimeve. Të varfrit shtohen përditë në Shqipërinë e miliona turistëve të huaj, ku vetë shqiptarët nuk ia lejojnë dot vetes as një javë pushime.
Të varfrit shtohen sepse nuk kanë pasur as kanë asnjë mbështetje financiare nga kjo qeveri, e cila i braktisi gjatë pandemisë, ndërsa bosët e inceneratorëve shpenzonin miliona euro për udhëtime jashtë vendit. Prioriteti i vetëm i kësaj qeverie janë një grusht njerëzish që pasurohen përditë në kurriz të qytetarëve të varfër. Sepse kjo është qeveria e përfituesve nga tenderat pa garë e nga koncesionet. Kjo është qeveria që bekon zhvatjen, evazionin dhe korrupsionin.
Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skemës kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të zbatohej një skemë e tillë grabitjeje. Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj. Me reformën në drejtesi, që erdhi si vullnet i të gjithë politikës shqiptare, dhe si mbështetje e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur fytyrën dhe integritetin e tyre në këtë sistem të ri. Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe Gjykata Speciale, duhet të ngrihen në nivelin e kërkuar, për t’i treguar forcën e ligjit çdo zyrtari që prek financat publike, pavarësisht se me kë parti është ai. Drejtësia e re nuk duhet t’i lexojë ligjet, duke i shërbyer qeveritarëve, siç bënte drejtësia e vjetër, sepse ndryshe çdo investim që është bërë për drejtësinë e re barazohet me zero, por vetëm të garantojë mbizotërimin e ligjit mbi çdo gjë tjetër. SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij. SPAK duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten!
Si nisi skandali me evazionin fiskal?
Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.
Taulant Balla TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është mbledhur sërish sot pë...
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit TIRANË- Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta e Aleancës për Mbrojtjen e...
Artan Gjermeni TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një 'qytetari dixhital' në rrjetet e tij s...
rruga e Astirit TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet për 5 tunelet në nyjën kryesore të nënkalimit te zona e ...
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt selisë së NATO-s në Bruk...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar arsyen përse mungoi në protestën e 7 ko...
Dorian Teliti TIRANË- Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se qeveria duhet të ndihmoj&...
Mentor Petrela TIRANË- Mjeku Mentor Petrela ka patur një rrëfim mbi jetën e tij. Përballë gazetarit Blendi Fevziu në emi...
Dorian Teliti dhe Besart Kadia TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është p&...
Dorian Teliti dhe Besart Kadia TIRANË- Zëvendësministri i Financave, Besard Kadia, është përplasur me anëtarin e Kë...