LIVE UPDATES
Politike

"Lëvizja Bashkë": Si ua fali Rama Portin e Vlorës oligarkëve

Sipas tyre, hulumtimi pasqyron procesin skandaloz të dhënies me koncesion të Portit të Vlorës, abuzimin e kompanive duke ndërtuar mbi një pronë të marrë me qira dhe shitjen e apartamenteve me një vlerë të disafishtë mbi çmimin e përcaktuar.

26 Nëntor 2023, 14:32 Nga A.B
"Lëvizja Bashkë": Si ua fali Rama Portin e Vlorës
Edi Rama

TIRANË- Lëvizja Bashkë ka ndarë hulumtimin e kryer nga BIRN, në lidhje me Portin e Vlorës. Sipas tyre, hulumtimi pasqyron procesin skandaloz të dhënies me koncesion të Portit të Vlorës, abuzimin e kompanive duke ndërtuar mbi një pronë të marrë me qira dhe shitjen e apartamenteve me një vlerë të disafishtë mbi çmimin e përcaktuar.

'Lëvizja Bashkë' thekson: "Të gjitha këto uzurpime oligarkësh janë të mjaftueshme për të “futur në xhep” politikanë, ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë dhe pronarë mediash. Oligarkët pasurohen çdo ditë e më shumë mbi kurrizin tonë"

REAGIMI:

Një hulumtim i kryer nga BIRN dhe gazetarja Ola Xama nxori në pah se qeveria e Edi Ramës i fali Portin e Vlorës, për një euro, oligarkut Samir Mane. Hulumtimi pasqyron procesin skandaloz të dhënies me koncesion të Portit të Vlorës, abuzimin e kompanive duke ndërtuar mbi një pronë të marrë me qira dhe shitjen e apartamenteve me një vlerë të disafishtë mbi çmimin e përcaktuar. Një mori abuzimesh dhe përfitimi.

Edhe pse në portin e Vlorës janë bërë investime prej 12.3 milionë eurosh për rehabilitimin e terminalit të pasagjerëve dhe dy moleve, qeveria Rama vendosi ta zhvendosë portin në një zonë tjetër, duke nxitur kompanitë që të hidhnin sytë drejt këtij investimi. Me anë të një procesi konkurrimi, porti i Vlorës iu dha me koncesion katër kompanive dhe rreth 57 mijë metra katrorë tokë në vlerën 1 euro. Qeveria shqiptare kësaj here nuk nënshkruan thjesht një koncesion abuziv, por edhe fal një pjesë të konsiderueshme nën justifikimin e “investitorit strategjik”.
Sipas një logjike aspak zhvillimore, këto kompani parashikojnë të ndërtojnë apartamente dhe hotele, me kushtin e vetëm që të punësojnë 100 punonjës. “Shqipëria 1 euro” është shitur si politikë lehtësuese për biznese që krijojnë rritje ekonomike, ndërkohë këto kompani kanë si qëllim vetëm ndërtimin dhe shitjen. Këto ndërtime jo vetëm që janë elementë të një modeli të paqëndrueshëm zhvillimi, por nga ana tjetër buxheti i shtetit nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre, sepse lekët shkojnë në xhepat e oligarkëve.

Për t’u theksuar është edhe fakti që, pas përfundimit të procesit të prokurimit për dhënien me koncesion të portit, dy nga kompanitë hoqën dorë nga aksionet e tyre dhe në qershor të vitit 2022 në lojë hyri Balfin Group. Ky ndryshim i aksionerëve dhe shitja e aksioneve me vlera minimale ngjallin dyshime të arsyeshme se proceset janë fiktive dhe spekuluese.

Dy kompanitë e mbetura, në pronësi të Samir Manes dhe Geront Çelës, do të ndërtojnë marinën turistike dhe një kompleks luksoz rezidencial të quajtur “Vlora Marina”. Sipas kontratës, këto kompani do të kenë marrëdhënie kontraktuale qiramarrjeje me shtetin shqiptar për 20 vjet dhe do të investojnë 9.8 miliardë lekë mbi këtë truall. Megjithatë, ortakët e kompanisë marrin përsipër vetëm një pjesë të investimit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga blerësit e apartamenteve dhe kredia bankare. Këto kompani kanë filluar të shesin apartamente nga trualli, i cili vazhdon të jetë pronë shtetërore e dhënë me qira.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Edi Ramës vepron si shërbëtore e oligarkëve. Kujtojmë këtu koncesionet e kromit dhe naftës, privatizimin e bregdetit, portit të Durrësit, koncesionet në shëndetësi, shkatërrimin e zonave të mbrojtura, inceneratorët dhe kullat në mes të Tiranës.

Të gjitha këto uzurpime oligarkësh janë të mjaftueshme për të “futur në xhep” politikanë, ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë dhe pronarë mediash. Oligarkët pasurohen çdo ditë e më shumë mbi kurrizin tonë!

Lëvizja BASHKË do të jetë zëri që nuk do të heshtë kurrë përpara padrejtësive dhe zhvatjes së të përbashkëtës.

edi rama levizja bashke

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara