LIVE UPDATES
Politike

'Ka përfituar 1.9 miliardë lekë me anë të 'I RI shpk'/ PD publikon dokumentet, ja si vajza e Ramës fiton tendera publikë

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli bëri publike dokumentet dhe lidhjet e Rea Xhillarit me fituesit e tendrave, duke ju përgjigjur  edhe deklaratave të djeshme të Edi Ramës, i cili tha se asnjë nga familjarët e tij nuk kishte përfituar para nga tenderat publikë.

25 Nëntor 2023, 17:56 Nga a.l
'Ka përfituar 1.9 miliardë lekë me anë të 'I
Genta

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar dokumentet që lidhin thjeshtrën e Edi Ramës, Rea Xhillarin me miliona lekët e tenderave publikë.

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli bëri publike dokumentet dhe lidhjet e Rea Xhillarit me fituesit e tendrave, duke ju përgjigjur  edhe deklaratave të djeshme të Edi Ramës, i cili tha se asnjë nga familjarët e tij nuk kishte përfituar para nga tenderat publikë.

Deklaratë e zëdhënëses anti-korrupsion, Genta Vangjeli:

Edi Rama u përbetua dje, në monologun e gjatë me gazetarët, se familjarët e tij nuk përfitojnë nga kontratat publike.Kjo është krejtësisht e pavërtetë, siç do ta dëshmojnë dokumentet e nxjerra nga databazat publike, që po ia vëmë në dispozicion medias.

Në fillim duam të sqarojmë se ka dy mënyra se si Rea Xhillari, thjeshtra e Kryeministrit, merr pjesë dhe zbaton tendera publikë, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte dhe si bashkëpunëtore, përfituese vlerash monetare prej tyre.

Së pari, nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E, një shoqëri Belge me degë edhe në Shqipëri, sikurse mund ta shihni në ekstraktin bashkëlidhur, marrë nga QKB, ku pjesë e stafit bashkëpunëtor rezulton të ketë qenë edhe Rea Xhillari.Kjo shoqëri belge, e kontaktuar që në 2004 nga Edi Rama, kur ishte kryetar i Bashkisë, ka projektuar disa kulla në Tiranë dhe lejet i ka dhënë Rama.

Shihni këtë link në google të marrë nga faqja e shoqërisë belge për më tepër info: https://www.51n4e.com/reflections/strata 

Së dyti, nëpërmjet kompanisë ‘I RI shpk’ me pronarë fillestarë G.A. me 50% të kuotave, dhe kompaninë belge 51N4E me 50% të kuotave.Pra, në të dyja rastet, zonja Xhillari lidhet me tenderat me anë të 51N4E, herë si pjesë e shoqërisë ‘I Ri shpk’ dhe herë vetëm nëpërmjet 51N4E, pa qenë pjesë e ‘I Ri shpk’.

Duam të theksojmë për publikun edhe një element të rëndësishëm, që tregon shumë për implikimin e familjarëve të kryeministrit në skema të përfitimit të parave nga fondet publike.

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme që janë bërë nga kryetari i PD, Sali Berisha, dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, më datën 28 Prill 2023 (regjistruar në QKB në 24 Maj 2023), kanë ndodhur ndryshime me pronësinë e ‘I RI SHPK’. Kështu, është larguar kompania e lidhur me Rea Xhillarin, dhe pronar me 100% të kuotave është bërë ortaku tjetër i shoqërisë, G.A.

Sqarojmë se Rea Xhillari dhe G.A rezultojnë të dy si persona të përfshirë në shoqërinë belge 51N4E.

Me anë të ‘I RI shpk’ janë përfituar 33 pagesa publike për kontrata publike në vlerën totale 1.9 miliardë lek të vjetra.

Dhe me kompaninë tjetër 51N4E, regjistruar në QKB si kompani-degë e asaj të huaj, janë përfituar për periudhën 2014 – 2023 kontrata publike nga Bashkia Tiranë, FSHZH, dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, 1 miliard lek.

Pra, në total 2.9 miliard lekë fonde publike janë përfituar nga dy kompanitë e lidhura me pjesë Rea Xhillari (I RI shpk dhe 514NE).

Vini re se ‘shpërthimi’ i zonjës Xhillari dhe fondeve publike që shkojnë në shuma të mëdha drejt kompanive të lidhura me të ndodh, krejt si ‘rastësisht’ pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Tenderat për thjeshtrën vazhdojnë edhe pse herë pas here ka ndonjë tërheqje ‘taktike’ si ajo që shënuam më lart.Në buletinin e APP, datë 30 tetor 2023, pra para tri javësh, është publikuar njoftimi i fituesit për procedurën e prokurimit, jo të hapur por ME NEGOCIM PA SHPALLJE, ndërmjet FSHZH dhe 51N4E për objektin: ‘Masterplani i kompleksit sportiv të stadiumit ‘Niko Dovana’ dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth’, me vlerë të ofruar 360. 8 milion lekë. Bashkia Tiranës, si institucioni kryesor që i jep tendera Reas, përvec sa më sipër, në Korrik 2020 ka nisur fazën e dytë të konkursit ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të godinës së re të Bashkisë Tiranë (që do ndërtohet te Bulevardi i Ri.

Në vend të parë nga 10 studiot projektuese të cilat u përzgjodhën është Projekti i studios belge të Xaveer De Geyter XDGA dhe ajo shqiptare ‘I RI dhe ky i fundit subjekt i lidhur me familjaren e KM sikurse shpjeguam me lart.

Projekte të tjera për të cilat janë kontraktuar 2 subjektet e lidhura me Xhillarin janë:

Sheshi Skënderbej 2017

Kulla TID 2016

Muzeu Kombëtar

Sheshi Flamurit

Lungomare

Eko Park Durrës

Ato janë gjithashtu fituese të konkurseve për ndërtimin e kullave private ku kryetari de facto i jurive është thjeshtri i vendit Edi Rama.

Me të vërtetë kjo studio projektuese e nderuar është e pakonkurrueshme nga asnjë simotër e saj, apo ndoshta influenca e KM dhe bashkëpunimi me Xhillarin e bëjnë atë kaq të suksesshme dhe i japin kaq akses në Shqipëri.

Do apo nuk do zoti Rama, këto janë faktet.

Familjarët e tij janë duar e këmbë të favorizuar në fonde publike dhe çdo mohim është refuzim i fakteve kokëforta.

Edi Rama është në konfikt të hapur interesi dhe ligji e ka të qartë qëndrimin për raste të tilla.

Edi Rama duhet të kishte lënë mandatin, Edi Rama duhet të lërë mandatin.

genta vangjeli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj