Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se arrestimi i dhëndrit, Amarbër Malltezi dhe masa 'detyrim paraqitje' ndaj tij për çështjen 'Partizani', është urdhër i Ramës, pasi pa që deputetët e opozitës u bashkuan në parlament për një betejë pa kthim për të.
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se arrestimi i dhëndrit, Amarbër Malltezi dhe masa 'detyrim paraqitje' ndaj tij për çështjen 'Partizani', është urdhër i Ramës, pasi pa që deputetët e opozitës u bashkuan në parlament për një betejë pa kthim për të. Në një takim me mbështetësit e tij në Lezhë, tha se urdhri i tij nuk e tremb, por e motivon edhe më tepër.
Pjesë nga deklarata:
Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.
Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.
Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë.
Është e rëndësishme që shqiptarët të shohin se çfarë falangash krimi ekzistojnë sot në drejtësinë e Edi Ramës.
Imagjinoni fatin e qytetarit të thjeshtë në këtë regjim.
A është ky një motiv tjetër për ne për të qëndruar? Një motiv i fuqishëm, prandaj thashë se me ju do flas me zemrën time.
Kurrë ndonjëherë pas përmbysjes së diktaturës komuniste, demokratët nuk janë të ftuar më shumë se sot të përballemi me këtë armik të egër.
Të përballemi në mënyrë pa kthim. Të përballemi gjer në fitore.
Ai e ka ndjerë, shiheni se si doli dje para jush. I dridheshin sytë, kishte humbur. Dhe do humbasë çdo ditë më shumë.
Ne do fitojmë, por ne duhet të zgjojmë luanin e fjetur te çdo demokrat, tek çdo demokrate, te çdo opozitar, te çdo opozitare, te çdo i ri, burrë, grua, i moshuar.
Edi Rama do mjerohet. Edi Rama të ardhme nuk ka.
Fitorja është e jona!
Sali Berisha LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do i lejojë deputetët të g&eum...
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se pas humbjes së zgjedhjeve në Lezhë qëndron një marrëveshje e...
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kryebashkiaku i Lezhës është një miniaturë e Edi Ramës. N&eum...
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Në një takim ...
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një takim me mbështetësit e tij në Lezhë u shpreh se 10 vite, rregul...
Genta TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar dokumentet që lidhin thjeshtrën e Edi Ramës, Rea Xhillarin me miliona lekët e tender...
Ina Zhupa TIRANË- Ina Zhupa, depuetja e Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas nismës së 12 deputetëve të Par...
Parada TIRANË- Për festat e '28 Nëntorit', për herë të parë do të mbahet në Tiranë “Parada e shqipt...
Safet Gjici TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit Sa...
Sondazhi SPAK-u dhe puna e tij në përgjithësi, apo në raste të çështjeve konkrete, kanë qenë dhe janë k...