LIVE UPDATES
Politike

KQZ propozon gjoba për reklamat politike në TV në zgjedhjet e 6 marsit 2022

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të shtyjë të premten shqyrtimin e propozimit për gjoba ndaj dhjetra Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) dhe për Partinë Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor sipas një raporti për shpenzimeve financiare në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit 2022.

6 Tetor 2023, 18:31 Nga Blerina Gjoka
KQZ propozon gjoba për reklamat politike në TV në zgjedhjet e 6
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Një raport auditimi i KQZ-së nxjerr në pah tejkalimin e kohës televizive për reklama politike nga ana e disa operatorëve audio-vizivë si dhe diferenca mes kohës së transmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga Partitë politike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të shtyjë të premten shqyrtimin e propozimit për gjoba ndaj dhjetra Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) dhe për Partinë Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor sipas një raporti për shpenzimeve financiare në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit 2022.

Masat administrive me gjobë propozohen për 29 televizioneve, kryesisht lokale dhe variojnë nga 3 mijë deri në 3 milionë lekë.  Ndërsa për PD-në propozohen dy gjoba për mosparaqitje të raportit financiar brenda afatit ligjor dhe mosbashkëpunim me KQZ-në.

Verifikimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore në media nga ana e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxjerrë si problem tejkalimin e kohës televizive nga disa OSHMA apo diferencën mes kohës së trasmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga partitë.

Në deklarimet e shpenzimeve për reklama politike, vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim (Partia e Lirisë), ka deklaruar shpenzime për reklama politike, ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë deklaruar zero shpenzime.

LSI ka deklaruar shpenzime në  vlerën 5.003.936 lekë për Syri tv, 1.170.379 lekë për TV Klan dhe 20.000 lekë për Apollon TV, por sipas monitorimit të KQZ-së ka diferencë të padeklaruar në minutat e transmetimit.

Raporti i KQZ-së vëren se në raportet e partive u evidentuan disa problematike në shkelje të ligjit zgjedhor si; mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore; – mungesë e dokumenteve justifikuese mbi shpenzimet e kryera gjatë fushatës; mospërputhje për reklamat politike në media dhe mosbashkëpunim me KQZ.

Ndërsa për OSHMA-t u konstatuan; tejkalim i 90 minutave të lejuara; mosdorëzimi i tarifave zyrtare dhe mosbashkëpunim me KQZ.

“Nga përllogaritjet e minutave vihet re se ka diferenca për disa parti politike midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja,” thuhet në raportin e KQZ-së.

Këto diferenca llogariten me dhjetra milionë lekë sipas një përllogaritje që KQZ ka bërë duke marrë si bazë tarifat zyrtare të OSHMA-ve me numrin e minutave të monitoruar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për reklamat politike.

Këto diferenca, KQZ i ka konvertuar në vlera monetare, që tregon se partitë politike janë në “borxh” me TV-të për dhjetra milionë lekë kohë televizive në reklama politike të papaguara.

Reklamat e papaguara për Partinë Demokratike llogariten në vlerën 3.896.100 lekëve në televizionin News24 dhe 1.356.615 lekë në StarPlus.

Partia e drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta është partia më “borxhlie” me afro 12 milionë lekë, edhe pse ajo ka deklaruar në KQZ pagesat për reklama televizive.

Sipas llogaritjeve të KQZ,  LSI (PL) ka minutazh reklamash të papaguara në vlerën 9.573.584 lekë në Top Channel, 2.064.997 lekë në Syri TV, 4.289.501 lekë në televizionin kombëtar Klan, 1.364.410 lekë në Klan News si dhe 1.997.692 lekë për Klan Plus.

Televizioni Star Plus ka transmetuar reklamë për PS-në në vlerën 1.737.216 lekë, por PS i ka thënë KQZ-së se kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, pasi ky subjekt nuk ka kontraktuar asnjë shërbim për reklama politike në asnjë televizion.

TV Klan e ka justifikuar diferencën me uljen e çmimeve pas këmbënguljes së partive për mungesë buxheti,  ndërsa News 24 ka deklaruar se reklama e PD-së është transmetuar falas, veprim që parashikohet në ligj.

Në tejkalim të minutazhit prej 90 minutash është gjetur Syri TV me 114 minuta për Koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe Tv Star Plus, i cili e ka tejkaluar për PS-në, 148 minuta dhe për PD-në në 115 minuta.

Raporti vë në dukje se 26 OSHMA nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për të dorëzuar tarifat zyrtare për reklamat televizive. Masat administrative nga 3 mijë deri 90 mijë lekë për mospublikim të tarifave apo tejkalim të minutazhit propozohen për 26 operatorë të transmetimeve audio-vizive. Për mungesë bashkëpunimi me KQZ-në masa administrative janë propozuar edhe për Top Channel, Syri Tv  dhe  Star Plus./Marre nga BIRN 

kqz ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj