Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
FOTOLAJM/ Tirana pret sot ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit
Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo dixhitale.
6 Tetor 2023, 10:42Nga r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit janë mbledhur sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock.
Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo dixhitale.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani priti më herët sot me radhë George Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Olivér Várhelyi, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, njëkohësisht ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.
Në ministerial merr pjesë dhe përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria.