6 Tetor 2023, 13:03
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ku tha se në atë raport janë pasqyruar dhe certifikuar të gjitha të vërtetat dhe faktet e raportuara nga PD.
Berisha tregoi se PD ka përgatitur një libër me 690 faqe, kushtuar farsës elektorale dhe sipas kreut të demokratëve flitet për mbrojtjen e votës.
"Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së. Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR. Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun. Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj. Ne jemi zotuar përpara shqiptarëve se do mbrojmë votën. Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë. Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar. Duart e tyre janë prerë, janë në këtë raport. Duart e zeza janë në këtë raport dhe vazhdon beteja." , tha Berisha.
raporti i osbe/odihr sali berisha
Politike
6 Tetor 2023, 12:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pranoi të merrte pjesë në foton familjare...
Politike
6 Tetor 2023, 12:29
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR. Deputeti demokrat,...
Politike
6 Tetor 2023, 10:57
A.B
Fotoja familjare
TIRANË- Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mb...
Politike
6 Tetor 2023, 10:42
r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit janë mbledhur sot në Tiranë, me...
Politike
6 Tetor 2023, 10:38
A.B
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka dërguar kërkesën për përjashtim në Komisionin e Etikës deputetët e opozit...
Politike
6 Tetor 2023, 10:13
r.ll
oliver varhelyi
TIRANË-Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrj...
Politike
6 Tetor 2023, 09:42
r.ll
annalena baerbock
TIRANË- Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit t...
Politike
6 Tetor 2023, 08:22
r.ll
annalena baerbock
TIRANË-Në sfondin e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës ministrja e Jashtme gjermane Baerbock...
Politike
5 Tetor 2023, 22:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se një nga njohësit më të mir t&eu...
Politike
5 Tetor 2023, 22:23
h.k
Gazmend Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbuluar në emision përgjgjen e juridike ...