Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta thekson se asnjë sulm i tillë nuk do frikësojë opozitën, e cila sipas tij do dalë e fituar në zgjedhje.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit me tritol që i ndodhi mëngjesin e sotëm kreut të degës së PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Meta e quan sulmin një akt terrorist, i cili provokoi Ndrecën dhe familjen e tij. Po ashtu, Meta thekson se asnjë sulm i tillë nuk do frikësojë opozitën, e cila sipas tij do dalë e fituar në zgjedhje.
REAGIMI:
Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij. Një regjim i pashpresë për t'u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës! #BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim.
Çfarë ndodhi sot?
Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Nga shpërthimi, Ndreca dhe nëna e tij e cila ishte në oborr, nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik, duke shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona, të cilët gjatë natës montuan sasinë e tritolit në mjetin 'Audi'. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol ndaj kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut ...
Elisa Spiropali TIRANË-Reagon Partia Socialiste në lidhje me atentatin ndaj kreut të PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrec&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën e katërt Kombëtare e industrisë s&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër shpërthimin me tritol që ndodhi ditën...
Yuri Kim TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur ditën e sotme operimim, me linçimin e ankandit të parë të tregut...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpjeguar ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Gjatë...
Lefter Alla BULQIZË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë arrest me burn në...
Yzeiraj dhe Xhafaj TIRANË- Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj ka deklaruar sot se ndërtimi i ...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shtyrjes së seancës nga Gjykata Kushtetuese pë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e kanë gati planin për uljen e kostos së jetes...