Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se nuk ka shumë opozita në planet që do i mbijetonin një sulmi të tillë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se u përpoqën të shkatërrojnë Partinë Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqipërisë. Berisha tha në daljen e parë pas heqjes së masës së sigurisë se u përpoqën të asgjësojnë politikisht atë, sepse mbrojti interesin kombëtar të shqiptarëve dhe vendosa të luftoj për qytetarët.
Ai shtoi se nuk ka shumë opozita në planet që do i mbijetonin një sulmi të tillë. Sipas tij sot kanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kanë pasur ndonjëherë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
U përpoqën të shkatërrojnë Partinë Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqipërisë. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën, sepse mbrojta interesin kombëtar të shqiptarëve dhe vendosa të luftoj për ju. Për dinjitetin tuaj. Për lirinë tuaj. Liritë tona!
U përpoqën të fshijnë historinë. Të fshijnë pluralizmin. Të fshijnë NATO-n. Të fshijnë liberalizimin e vizave. Të fshijnë luftën e suksesshme të Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar. Dhe absolutisht që ky skenar diabolik, antishqiptar, do të kishte qenë i suksesshëm. Sepse u sulmuam jo vetëm me gjykata, jo vetëm me media të kontrolluara, por u sulmuam nga mafia më e rrezikshme sot në planet, nga mafia Edi Rama-Xhorxh Soros-McGonigal.
Nuk ka shumë opozita në planet që do i mbijetonin një sulmi të tillë. Por ne ja dolëm! Triumfuam! Ne fituam hap pas hapi çdo betejë. Dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Vetëm mendoni miq, sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë. Kujtoni këto arritje dhe do të kuptoni se tashmë e kemi shtruar rrugës, që do sjellë Partinë Demokratike në pushtet! Na përçanë, por ne u bashkuam.
Na hodhën barin, ua hodhëm në grazhd! Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Sot janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë, por ne e rifituam atë. Më qëndresë. Me këmbëngulje. Na izoluan, por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike më të fuqishme të planetit që dënojnë narkoshtetin shqiptar.
Plarent Ndreca TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit socialist Plarent...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se veprimi i tij tashmë është kryefjala e Sali Beri...
Selia e PD TIRANË- Menjëherë pas u njoftua lirimi nga "arresti shtëpiak" për kryedemokratin Sali Berisha, ka nisur entuziasmi nga ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu, pasi u la i lirë....
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në oborrin e selisë blu ku është pritur nga mbë...
Sali Berisha TIRANA- Mediat e huaja i kanë kushtuar hapësirën e tyre në artikuj çështjes së heqjes së masës ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se digjitalizimi i Kadastrës në vend zgjidh shumë probleme për qytetarët....
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Bashkimin Evropian nuk shkohet si qeveri por si front institucionesh që ...
Sali Berisha TIRANA- Deputeti demokrat, Edi Paloka, mbajti një deklaratë para hyrjes në selinë blu ku komentoi heqje...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parlamenti duhet të jetë epiqendra e ndërveprimit intensiv për Ko...