27 Nëntor 2024, 13:26
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Mediat e huaja i kanë kushtuar hapësirën e tyre në artikuj çështjes së heqjes së masës së sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
"Associated Press" shkruan se një gjykatë shqiptare liroi të mërkurën nga arresti shtëpiak ish- kryeministrin Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike në opozitë dhe akuzohet për korrupsion. Në artikull shtohet se Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila mbulon çështje me zyrtarë të lartë dhe politikanë, ka hequr urdhrin për arrest shtëpie të Berishës të lëshuar gati një vit më parë, pa dhënë asnjë arsye.
Gjithashtu "The Washington Post" shkruan se një gjykatë shqiptare ka liruar nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe ka hequr urdhrin për arrest shtëpie të lëshuar gati një vit më parë.
Edhe agjencia e lajmeve "Reuters" i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje një artikull duke shkruar se Berisha i mohon akuzat dhe thotë se ato janë pjesë e një hakmarrjeje politike kundër tij nga partia në pushtet. Në artikull shkruhet se arresti i i tij në shtëpi ka shkaktuar protesta të rregullta antiqeveritare, përfshirë të martën, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë qindra protestues që bllokuan rrugët kryesore në kryeqytetin Tiranë.
Edhe "Abc News" i ka kushtuar vëmendje rastit duke shkruar se gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, Berisha, 80-vjeç, ka qëndruar në banesën e tij në qendër të Tiranës. Në artikull shtohet se ndonëse i ndalohej të komunikonte me njerëz të tjerë përveç familjes dhe avokatëve të tij, çdo mbrëmje ai mbante fjalime për grupe të vogla mbështetësish të mbledhur jashtë ndërtesës së tij.
sali berisha
Politike
27 Nëntor 2024, 13:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se digjitalizimi i Kadastrës në vend zgjidh shumë probleme për qytetarët....
Politike
27 Nëntor 2024, 13:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Bashkimin Evropian nuk shkohet si qeveri por si front institucionesh që ...
Politike
27 Nëntor 2024, 13:04
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Deputeti demokrat, Edi Paloka, mbajti një deklaratë para hyrjes në selinë blu ku komentoi heqje...
Politike
27 Nëntor 2024, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parlamenti duhet të jetë epiqendra e ndërveprimit intensiv për Ko...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:52
ZH.LL
Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit të lirimit të kryeopozitarit, Sali...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:56
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e kreut t&eum...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot konferencën e parë për shtyp duke qen&e...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:37
I.A
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara a...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:31
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e cilësoi heqjen e masës ndaj kreut të PD-së Sali Berisha si një rezultat...
Politike
27 Nëntor 2024, 12:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Koordinatori për Programin Ekonomik në PD-Së, Dorjan Teliti, ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të...