Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas informacioneve, vendimi është marrë për shkak të mosarritjes së dakordësisë për mënyren si do të funksionojë bashkëpunimi në qarkun e Elbasanit.
TIRANA- Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Sipas informacioneve, vendimi është marrë për shkak të mosarritjes së dakordësisë për mënyren si do të funksionojë bashkëpunimi në qarkun e Elbasanit. Emri i Sulës ishte në pozicionin e listës se hapur, por nuk ka marrë garanci se nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.
Sula dhe koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ishin në negociata për mundesinë që deputeti demokrat të kandidonte me këtë formacion politik, por ata nuk kanë arritur të dakordesojnë dhe finalizojnë një bashkëpunim në zgjedhjet e 11 majit. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse janë regjistruar në KQZ ne daten 12 mars, kanë të drejtë të ndërrojnë emra edhe për 4 ditët në vazhdim.
Më 12 mars deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës së PD që do garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në Facebook, Sula u shpreh se arsyeja e largimit të tij është për shkak se mbështet Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe Reformën në Drejtësi. Ai thoshte se mbështetjen për këto institucione do vazhdojë ta shprehë sepse sipas tij, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.
Ndërsa ngrinte pyetjen "a po respektohen kriteret e statutit të PD-së?", Sula tha se në 4 vite si deputet ka denoncuar shumë shkelje dhe Instituti i Studimeve Politike e ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Në procesin e Primareve në qarkun e Elbasanit, Sula rezultoi kandidati më i votuar dhe për këtë ai falenderoi demokratët e Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshit e Belshit.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama teksa po i përgjigjej pyetjeve të komentuesve mbi hapjen e Tunelit të Murrizit është ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite me përgjigjet e pyetjeve të komentuesve në rubrikën ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale për hapjen e Tunelit të Murrizi...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të premte pyetjeve të komentuesve në rubr...
Marta Kos TIRANA- Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian, në një inter...
Colleen Hyland SHBA - Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hyland është emëruar si shefe e Ballkanit në ...
Foto ilustruese TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale që lidhet me prote...
Bufat TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish ditën e sotme kreun e PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrj...
Kreshnik Çollaku TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka folur pasditen e sotme për kandidimin e tij n&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të shtunën e 15 marsit rezultatet përfundim...