LIVE UPDATES
Politike

"Investimet strategjike"/ BIRN: Qeveria pro zgjatjes së afatit, por kundër forcimit të kritereve

Pas nismës së deputetit Eduard Shalsi për zgjatjen e afatit dhe forcimin e kritereve të ligjit kontrovers “Për investimet strategjike”, Këshilli i Ministrave rrëzoi prothuajse të gjitha propozimet e tjera përveç shtrirjes së efekteve deri në vitin 2027.

26 Shkurt 2024, 13:53 Nga r.ll
"Investimet strategjike"/ BIRN: Qeveria pro zgjatjes së afatit,
edi rama dhe mirela kumbaro

TIRANË- Më 20 shkurt 2024, Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë nisi shqyrtimin e një projektligji të dorëzuar nga deputeti socialist, Eduard Shalsi, që synon zgjatjen e afatit për investimet strategjike deri më 31 dhjetor 2027.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Shalsi parashikojnë gjithashtu të rrisin vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t'i japin më shumë rol në vendimmarje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat.

Por në një dokument të emërtuar “dhënie mendimi” që Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend, të cilin BIRN e disponon, rrëzohen pothuajse të gjitha propozimet e Shalsit për forcimin e kritereve dhe jepet dakordësi vetëm për shtyrjen e afatit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bie dakord me zgjatjen e afatit, duke vlerësuar se do të ndikojë “në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet thithjes së investimeve elitare në këtë fushë”.

Por, ministria e drejtuar nga Kumbaro refuzon të marrë përsipër detyrimet e propozuara nga Shalsi për këtë ministri dhe për rritjen e vlerës së investimit.

“Bazuar në ndryshimet e propozuara, rritja e vlerës së investimit nga 5 milionë në 50 milionë dhe nga 50 milionë në 100 milionë do të frenojë projektet investuese në fushën e turizmit për strukturat akomoduese që nuk ndodhen në zona me përparësi zhvillimin e turizmit apo që janë në vlerë më të madhe se kriteri i investimit për përfitimin e statusit 4 dhe 5 yje, status special, dhe, për rrjedhojë, subjektet investuese nuk do të kenë interes për të investuar në këtë fushë,” thuhet në dokument.

Kjo ministri sugjeron që sektori i turizmit të përjashtohet nga rregulli i përgjithshëm i vlerës së investimit, si dhe të rishikohen vlerat e propozuara të investimit, duke u dhënë mundësinë subjekteve që kërkojnë të investojnë në këtë sektor, të përfitojnë statusin e investitorit strategjik si për investime jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, ashtu edhe për vlera më të ulëta se 50 milionë.

Po ashtu, ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se nuk ka kapacitete njerëzore për të bërë vlerësimin e plotë të projekteve të investimit dhe të hartojnë raportin përfundimtar dhe kontratën për investimet e propozuara. Sipas kësaj ministrie, kjo do të krijonte dhe mbivendosje me detyrat funksionale të AIDA-s.

Ligji për “Investimet Strategjike” u miratua në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm dhe pasi afati u zgjat disa herë, i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023. Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve, që sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e vetmja gjë që i intereson qeverisë është zgjatja e afatit të ligjit për të vijuar me të njëjtën mënyrë jotransparente të dhënies së statusit për investitorët.

“Mendimi i qeverisë nuk lidhet me faktin se si ta përmirësojmë procesin, po janë fokusuar vetëm tek zgjatja e afatit dhe janë rrëzuar poshtë elementët për vlerën e investimit apo për procesin,” tha Tabaku duke komentuar ndryshimet mes draftit të Shalsit dhe atij të Këshillit të Ministrave.

“Me pak fjalë, qeveria po thotë se; ‘ne nuk jemi të interesuar fare se si jepen këto investime , po jemi të interesuar për të vazhduar me të njëjtën proces, në mungesë transparence dhe në kritere të paqarta të dhënies së investimeve,” shtoi Tabaku.

Tabaku e lidh shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji me ndryshimet e miratuara në ligjin e Zonave të Mbrojtura, ku u lejuan projektet e turistike dhe infrastrukturore brenda territorit të këtyre zonave, me një procedurë të ngjashme parlamentare që po ndiqet në këtë rast.

Një nismë e deputetëve për ligjine  “Zonave të Mbrojtura” u rrëzua në momentin e fundit nga një draft i qeverisë, duke shmangur konsultimin publik mbi variantin final të ligjit./BIRN

birn investimet strategjike

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez