6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Berishës qeveria ka mbushur paraburgimet me persona të pafajshëm ku ka shtuar se mbi ta nuk ka akuza dhe se arrestohen për statistika.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me çështjen e të paraburgosurvenë vend, problematikë e cila po trajtohet ditët e fundit.
Sipas Berishës qeveria ka mbushur paraburgimet me persona të pafajshëm ku ka shtuar se mbi ta nuk ka akuza dhe se arrestohen për statistika. Berisha më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se ky është dhunim i të drejtave të njëriut.
Fjala e plotë:
Çdo natë qytetarët e këtij vendi, ndjekin fjalimet tuaja, ndjekin parlamentin tuaj të fjalës së lirë, i cili është vite drite larg parlamentit Rama-Linda, i cili është vite drite larg parlamentit të krimit, që voton buxhet në 4 minuta, që shtyp liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Nga kjo rrugicë, nga ky parlament ju përcillni shqiptarëve të vërteta e mëdha. Ju denonconi këtu si luftëtarë të pamposhtur, Edi Ramën, monizmin e shëmtuar të tij, diktaturën e tij, të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Në aleancën siç e kanë thënë vetë me krenari, aleancën e qelbësirave. Çdo natë nga kjo rrugicë, me guxim, ju mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj të cilave sot ka një agresion nga narkoshteti, njëlloj si në diktaturat e egra.
Miqtë e mi! Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta. Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim.
Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika. Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty.
Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së. Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij. Ju denonconi një diktaturë të shëmtuar që ka krijuar për vete, drejtësinë më të shëmtuar më të shpërfytyruar që ka pasur dhe ka Shqipëria apo ndonjë vend tjetër.
Igli Hasani GJENEVA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot nga India drejt Gjenevës, ku në datat ...
Luan Baçi TIRANA- Deputeti i opozitës, Luan Baçi ka bërë një deklaratë për mediat sot ku tha se...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka denoncuar faktin se 76 milionë euro që janë grumbulluar nga ske...
sali berisha TIRANË- Gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se shum&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha i është rikthyer sërish vendimit të Gjykatës së Lartë ndaj gazetar...
Sali Berisha PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS: PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur për dy vjetorin e fi...
edi rama dhe giorgia meloni ITALI- Brenda datës 24 mars 2024, Italia duhet t'i derdh Shqipërisë fondin e garancisë prej 16.5 milion&eu...
flamur noka TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka dhënë një d...
Foto ilustruese TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat...