LIVE UPDATES
Politike

Ligji për "Zonat e Mbrojtura", PL thirrje presidentit: Mos e dekretoni, është në kundërshtim të plotë me Bashkimin Europian

Xhixho u shpreh se ky ligj është një ligj klientelist i mazhorancës dhe hap rrugë shkatërrimit zonave të mbrojtura, pasi parashikohet që aty të ndërtohen resorte dhe hotele. Ajo më tej shtoi se ky ligj është në kundërshtim të plotë me Bashkimin Europian, shoqërinë civile, organizatat mjedisore dhe opozitën.

26 Shkurt 2024, 12:13 Nga N.F
Ligji për "Zonat e Mbrojtura", PL thirrje presidentit: Mos e
Erisa Xhixho

TIRANË- Në një deklaratë për mediat, deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka bërë thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mos dekretojë Ligjin për Zonat e Mbrojtura, i cili u miratua pak ditë më parë në Parlament.

Xhixho u shpreh se ky ligj është një ligj klientelist i mazhorancës dhe hap rrugë shkatërrimit zonave të mbrojtura, pasi parashikohet që aty të ndërtohen resorte dhe hotele. Ajo më tej shtoi se ky ligj është në kundërshtim të plotë me Bashkimin Europian, shoqërinë civile, organizatat mjedisore dhe opozitën. Xhixho më tej shtoi se për këtë ligji Bashkimi Evropian ka kërkuar transparencë.

Fjala e plotë:


Disa ditë më parë, grupi i deputetëve të maxhorancës votoi verbërisht Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur udhë në këtë mënyrë shkatërrimit për interesat klienteliste të oligarkëve të pushtetit të pasurisë kombëtare. Me këtë ligj zonat e mbrojtura, do të shndërrohen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, shumica e të cilave do të vihen në shërbim të pastrimit të parave të krimit e korrupsionit. Në dëm të interesit publik dhe atij kombëtar, në kundërshtim të plotë me Bashkimin Europian, shoqërinë civile, organizatat mjedisore dhe opozitën, ky ligj nuk është veçse zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.

Së pari, kompetencat i kalojnë Këshillit Kombëtar të Territorit duke iu hequr Ministrisë së Mjedisit. Së dyti, lejohen investimet strategjike dhe kategoritë e investimeve strategjike si resorte e biznese shërbimi etj. Falë ligjit të ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura. Pra, mund të ndërtohet në Butrint, Karavasta, Mal të Dajtit apo në Liqenin e Ohrit. Ligji largon ekspertët nga vendimmarrja dhe e kalon atë tek Këshilli i Ministrave. Qeveria që u krenua me 10 milionë turistët e sezonit që lamë pas kërkon të shkatërrojë pikërisht atë që i tërheq turistët në Shqipëri: pasuritë natyrore të saj. E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, kërkon të legalizojë shkatërrimin e zonave të mbrojtura, duke u dhënë mundësinë investitorëve të saj strategjikë t’i shndërrojnë ato në gjenerues fitimi apo lavatriçe parash të pista.

Pavarësisht se delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi transparencë dhe konsultim me palët e interesuara, duke deklaruar se : “Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së, presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, maxhoranca në pushtet nuk u ndal. Përveçse shkel MSA-në dhe konventat e tjera për mbrojtjen e natyrës, ky ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën. Mbrojtja e mjedisit është një objektiv kryesor shoqëror dhe një detyrim i përcaktuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Partia e Lirisë dhe opozita do të vijojë të jetë në koordinim me shoqërinë civile dhe ekspertët e mjedisit, në mbështetje të kërkesave të tyre.

Në këto kushte, ne i kërkojmë publikisht Presidentit të Republikës që në përputhje me autoritetin që i jep Kushtetuta të mos e dekretojë ligjin  klientelist të maxhorancës, për të dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm se nuk është një shtojcë e pushtetit të saj, por mbi të gjitha, të mbrojë nga barbaria pasuri të parikthyeshme më e të krijuara në mijëra vjet, te cilat ne e kemi për detyrë t’ua lemë brezave të ardhshëm të paprekura njësoj siç na i kanë lënë ne paraardhësit tanë.






 

erisa xhixho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet