LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne jemi në fazën e dokumentimit të farsës, më pas do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD është në një fazë dokumentimi të “farsës elektorale”. Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Ramën se ka përdorur çdo mjet logjistik, financiar dhe administrativ për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

20 Qershor 2025, 13:02 Nga E. D
Berisha: Ne jemi në fazën e dokumentimit të farsës, më
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se opozita do të nisë së shpejti protesta brenda dhe jashtë vendit. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD është në një fazë dokumentimi të “farsës elektorale”. Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Ramën se ka përdorur çdo mjet logjistik, financiar dhe administrativ për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

"Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim këtu, janë kontrolluar në Shqipëri për ligjshmërinë e procesit dhe në tërësi konstatohen manipulime, përçudnira, fakte që tejkalojnë edhe imagjinatat njerëzore. Pra ne po bëjmë këtë verifikim. Nuk është i thjeshtë sepse është edhe i komplikuar, por edhe kohëkonsumues. Kontrolli i videove është më hektik se kontrolli i fletëve të votimit.

Pra ky është një proces të cilit ne do i shkojmë deri në fund për të faktuar se si Edi Rama instaloi farsën elektorale në Shqipëri dhe se ai nuk ka fituar kurrë zgjedhjet. Ata që besojnë se Edi Rama ka fituar zgjedhjet në këtë farsë, ata ose janë njerëz që nuk kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale dhe nuk e dinë se çfarë është farsë, ose janë njerëz në shërbim të tij. Natyrisht ka një propagandë të papërmbajtur për të spostuar vëmendjen nga kjo punë e jashtëzakonshme që po bëhet nga ne për dokumentimin e farsës. Ka argumente nga më banalet që as njerëz me IQ stërminimale nuk do ia lejonin vetes t’i përdornin.

Mirëpo paraja, pagesat, interesat kriminale, i bëjnë që ata të nxjerrin çdo lloj pseudoargumenti, pseudobanaliteti se në qoftë se ti flet për zgjedhje, kur sheh se çfarë është bërë me votën e mbi 300 mijë shqiptarëve, që janë një seksion i këtyre zgjedhjeve, kur konstaton se sa gjerësisht është përdorur Treni Bullgar, po marr vetëm këtë.
Unë po i lë të gjitha, sepse kultura elektorale ligjore çdo njeriu që ka ABC-në e saj, e detyron të mos pranojë për zgjedhje po farsë të gjithë ato procese ne të cilat qeveria jep gjysmë miliard euro prokurime në kundërshtim me ligjin. Në të cilat qeveria jep 100 euro shpërblim për 48 përqind të votuesve në mes të fushatës elektorale.

Në të cilat qeveria përdor dhjetëra mijëra punonjës si operatorë politikë elektoralë. Në të cilat qeveria përdor të gjithë potencialin e saj logjistik në zgjedhje. Në të cilat qeveria fal 200 milionë euro dy ditë para zgjedhjeve.
Në të cilat qeveria dekreton mbjelljen e një sipërfaqe 140 herë më shumë se e lejon ligji me kanabis vetëm për zgjedhjet. Pra, këto për ata që kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale janë të mjaftueshme për të kuptuar që kjo është një farsë elektorale. Por e kam thënë dhe e them, vota vdiq pa hyrë në kuti, e megjithatë në ditën e zgjedhjeve, me procedurën e zgjedhjeve, qeveria ka shtrirë duart e veta të zeza për ta bërë këtë farsë më thellë dhe më të shëmtuar që ka ndodhur ndonjëherë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit