LIVE UPDATES
Politike

“SASPAC”/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh! Ilir Beqaj mbetet në burg

Pas më shumë se një viti seancash paraprake, trupa gjykuese urdhëroi kthimin e dosjes pranë SPAK-ut për kryerjen e hetimeve shtesë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtorit të SASPAC, Ilir Beqaj, si edhe ndaj të gjithë të pandehurve të tjerë të përfshirë në procedim.

27 Korrik 2026, 15:38 Nga G.M
“SASPAC”/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim
Ilir Beqaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të hënë të rikthejë për plotësim hetimesh dosjen e njohur si 'SASPAC', duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e çështjes në gjykim.

Pas më shumë se një viti seancash paraprake, trupa gjykuese urdhëroi kthimin e dosjes pranë SPAK-ut për kryerjen e hetimeve shtesë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtorit të SASPAC, Ilir Beqaj, si edhe ndaj të gjithë të pandehurve të tjerë të përfshirë në procedim.

Sipas vendimit të gjykatës, SPAK duhet të plotësojë hetimet sipas kërkesave të parashtruara nga trupa gjykuese. Prokurores së çështjes, Elida Kaçkini, i është lënë afat deri më 30 tetor për përfundimin e veprimeve hetimore. Në lidhje me këtë çështje, në masën e sigurisë 'arrest me burg' vijojnë të qëndrojnë vetëm Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

“SASPAC”

Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqaj deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Referuar të dhënave të SPAK bëhet me dije se ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj, i cili u arrestua më 4 Korrik, akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj.

Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjetikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Në dosje përvec Kurtulajt rezultojnë si të implikuar edhe  Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Ndërkohë, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë i pandehur edhe për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për vjedhje kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./Dosja.al

gjkko spak ilir beqaj ermal kurtulaj

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët