Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona (EMRAT)
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
"Nuk na përfaqësoni", qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit 27 Korrik, 07:50 Protestues...
Sipas dëshmisë së saj, lidhja me Buzin kishte nisur në vitin 2020, kur ata kishin shpallur fejesën, por përfundoi në vitin 2024 pasi ajo vendosi të ndahej për shkak të jetës së tij të çrregullt dhe problemeve që, sipas saj, kishin sjellë kundërshtimin e prindërve ndaj kësaj marrëdhënieje.
TIRANË- Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj para Policisë së Fierit në prani të një psikologeje, lidhur me ngjarjen e rëndë ku ish-partneri i saj Refit Buzi, vrau me armë zjarri prindërit e saj, Kosta dhe Belere Plaka, dhe më pas e mori peng.
Sipas dëshmisë së saj lidhja me Buzin kishte nisur në vitin 2020 kur ata kishin shpallur fejesën, por përfundoi në vitin 2024 pasi ajo vendosi të ndahej për shkak të jetës së tij të çrregullt dhe problemeve që ai përfshihej.
24-vjeçarja ka treguar se natën kur ka ndodhur ngjarja ishte duke fjetur, dhe u zgjua kur dëgjoi një zhurmë te fortë. Pasi doli në korridor, pa ish-partnerin me një armë të gjatë në dorë dhe babanë e saj të shtrirë në dysheme, i mbuluar me gjak. Ajo ka deklaruar se tentoi t’i merrte armën por u qëllua me grusht nga Buzi dhe më pas u mor me forcë nga banesa.
Dëshmia e Rozalinda Plaka:
"Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem prej tij, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ishte se ai bënte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua. Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje që në fillim.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, dua të tregoj se kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, ndërsa prindërit e mi ndodheshin në dhomën e tyre. Kam dëgjuar një zhurmë të fortë, që m'u duk si krismë arme, dhe dola në korridor për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dola, pashë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë, si ato të gjahut, në dorë. Po ashtu pashë babanë tim, Kosta Plaka, të shtrirë përmbys pranë hyrjes së dhomës, i mbuluar me gjak. Unë i kapa armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: '...do t'ju vras të gjithëve...'.
Më shtyu, më goditi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty u plagosa nga copat e xhamit në trup. Më mori me forcë dhe më hipi në makinë. Momentin nga kur më mori me forcë nga shtëpia deri sa hipa në makinë nuk e kujtoj, sepse kam qenë shumë e tronditur. Ai komunikonte në telefon me punonjës policie, të cilët i kërkonin të dorëzohej, por Refiti u thoshte: '...nuk i bëj asgjë gocës, po e mbaj për vetëmbrojtje, do vras veten"./Dosja.al
Pamje TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestuesit, pas përfundimi...
Refit Buzi Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipë...
Kurti dhe Sorensen KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një vizitë t&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve l&e...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka dërguar sot për gjyq 11 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.&n...
Pamje TIRANË- Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj, ka reaguar pas shoqërimit të protestuesve gjatë tub...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt ...
Foto ilustruse LEZHA- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku nj&eum...
Foto TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar një fotografi nga protesta e zhvilluar këtë të hë...
TIRANË- Monedha europiane, Euro ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar gjatë dekadës s&e...