LIVE UPDATES
Politike

"Jemi duke bërë përpjekje të plotë"/ Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me SHBA e anëtarësimin në NATO: Bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm

Maqedonci shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cialt sipas tij thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

10 Gusht 2025, 21:40 Nga E. D
"Jemi duke bërë përpjekje të plotë"/
Ejup Maqedonci

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka folur mbi raportet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Maqedonci dha detaje mbi marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa u ndal edhe te vizitat e tij në SHBA.

Maqedonci gjithashtu shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cilat sipas tij thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke pasur një ekip këshillues të NATO-s, i drejtuar nga një gjeneral gjerman, që mbështet ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për objektivat dhe afrimin me NATO-n.

“Kemi një thellim dhe zgjerim të raporteve me SHBA, e veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga koha kur kam marrë detyrën e ministrit para dy viteve, kam pasur tre vizita në Departamentin e Mbrojtjes. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me Asistent Sekretarinn e Mbrojtjes, jemi dakordësuar për rrugën e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Konkretisht, kemi rënë dakord për disa pika ku do të fokusohemi dhe do të punojmë bashkarisht për implementimin e tyre, që Kosova të jetë e vetëqëndrueshme në aspektin e mbrojtjes dhe në të ardhmen të ketë kapacitete të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të saj.

Kemi dakordësuar për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe për pjesëmarrje në misione në vende të huaja, si ajo që kemi bërë në Kuvajt. Po ashtu, kemi dy pika të veçanta: industrinë e mbrojtjes dhe një rritje të bashkëpunimit për përgatitjen e shoqërisë për të reaguar dhe për të mbështetur institucionet e sigurisë për të mbajtur qëndrueshmërinë në rast lufte. Do të kemi një fabrikë shtetërore ushtarake, ku së fundmi kemi pasur një takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve ushtarakë amerikanë me kompanitë tona, ku përveç sektorit publik, po punojmë edhe me sektorin ushtarak privat amerikan, që është një nga prioritetet e kryeministrit dhe për mua personalisht, për të fokusuar këtë industri jo vetëm për vendin, por edhe për eksport.

Natyrisht, SHBA ka satacionuar trupa në Kosovë, jashtë mandatit të KFOR-it, që kanë për qëllim bashkëpunimin bilateral dhe mbështetjen në trajnime. Ushtria e SHBA-së na mbështet edhe me donacione, ku kemi ndërtuar një prej poligoneve më të mira për qitje me armë të lehta, që ka kushtuar 2 milionë euro. Gjithashtu, kemi pranuar një kontigjent automjetesh të blinduara, të cilat janë blerë me një shumë simbolike”, tha Maqedonci.

Sa i përket ecurisë drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonci tha se: “Jemi duke bërë përpjekje për anëtarësim të plotë në NATO. Kosova ka ndërtuar kapacitete ushtarake nga fillimi dhe NATO ka qenë ajo që ka mbështetur krijimin e këtyre kapaciteteve.”

I pyetur nga moderatori Frango Egro për një datë fikse se kur Kosova mund të hyjë në NATO, ai tha se fillimisht është një çështje diplomatike, pasi katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën

“Kemi një çështje diplomatike, sepse katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën. Shpresojmë që shumë shpejt këto vende të kuptojnë se shteti i Kosovës është një realitet, kurse Ushtria e Kosovës është një ushtri profesionale, e gatshme të kontribuojë bashkë me ushtritë e tyre, kudo për paqen dhe sigurinë në botë”, tha Ejup Maqedonci.

ejup maqedonci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj